Author Archives: albanapinenews

Video

Emisioni i pare shqip- romisht.

Image

Tregetimi i mishit te kuq.

Tregetimi i mishit te kuq.

Kjo eshte nje foto e marre ne tregun e Staconit te trenit. Fotoja tregon qarte se si mishi tregetohet ne minimumin e kushteve te ruajtjes.

Video

TRAJTIME ESTETIKE!

Një qeveri në hapat e para.

Rezultati I zgjedhjeve të qershorit solli në pushtet Partine Socialiste pas tetë vitesh opozite. Lideri i saj,  Edi Rama u zgjodh për hërë të parë Kryeministër i vendit. Shifrat e fitores ishin te larta. Ato tregonin per nje humbje te thelle të qeverisjes së djathtë. Shpërblim i drejtimit jo të denjë, krizave sociale, kulturore dhe ekonomike qe kishte hasur vendi gjate qeverisjes së tyre. Diferenca mes kampeve politike, e perkthyer ne vota binte ne sy ndjeshëm.  Edhe bastjonet e PD-së këtë ishin fitore per PS-në. Ndarja Veri- Jug nuk kishte ngjyra te theksuara roze e blu. Ndryshimi ishte i logjikshëm, por përmasat që morri nuk priteshin. Me votën e vet populli i besoi koalicionit te majte ndreqjen e “zollomahive” të ish-pushtetarëve. Rama ka eksperience në spastrimin e mbeturinave të të ikurve. Këtë eksperiencë e fitoi në fillimet e tij si Kryebashkiak i Tiranës. Ai  premtoi se do të punonte për të ndryshuar Shqipërinë, në qoftë se populli do t’i jepte të drejtën për ta udhëhequr. Ditë e para të qeverisë së re filluan me shumë bujë duke marrë gjithë vëmendjen e medias.

  • Ndërtimi i imazhit të ri të qeverisë duke rimodeluar zyrat e Kryeministrisë u bë pjesë debatesh. Një ndryshim normal, qe do të ndodhte ne çdo qeveri të re. Sensi i kundërshtimit nuk mungoi në hapin e parë të hedhur.
  • Nisma e dytë kishte të bënte me me spastrimin e ambjenteve spitalore nga farmacite, lokalet, kioskat që e kishin shndëruar QSUT-në në vend multi-funksional, si qendër tregëtare “ alla shqiptarçe”.
  • Prishja e ndertimeve paleje është  një lëvizje tjetër nga të premtuarat. Vendi gëlon nga këto ndërtime. Një pjesë e vogël në krahasim me totalin filloi te prishet. të shpresojme që të njëjtin fat të kene dhe të tjerat.
  • Shumë zhurmë shkaktoi aksioni i policise së shtetit për mbylljen e kazinove. U ngritën pikepyetje nese do të mbylleshit të gjitha apo vetëm ato pa leje. Apo ndërtimi i një qendre kazinosh në periferi të qytetit?

Pritshmëritë e qeverisë së re, në optikën time janë të larta dhe pozitive. Na ngelet të presim për të parë zhvillimet duke shpresuar se këta që erdhën të mos jenë si ata që kanë ikur.

Albana Pine.