Author Archives: juxhinmustafarajnews

Xhoni, parashutisti që sfidon moshën duke prekur qiellin

JUXHIN MUSTAFARAJ

Advertisements

Rasti Olldashi, problematikat e një raportimi

Valdi Gjini

Filozofia e një të burgosuri përjetë

Juxhin Mustafaraj

Image

Ndihmoje natyrën të bëje punën e saj

944351_561237460594724_1245229706_n

Kopshti Botanik
Juxhin Mustafaraj

Të (pa)priturat përtej pritshmerive

pizap.com13834174159211

Që Edi Rama ështe i paparashikueshëm dhe zgjedhjet e tij lënë vend  gjithmonë për diskutim kjo është diçka që dihet e që  s’përbën më lajm. Nuk i la kohë askujt për spekulime dhe hamendesime të gjata, por ende pa u mandatuar krijoi kabinetin që për herë të parë në historinë e shtetit shqipëtar kishte në përbërje të tij edhe pesë gra. Shumë nga analistët apo komentatorët politikë nuk ia dolën as këtë rradhë të ishin me një mendje me të, pasi edhe këtë herë Edi Rama luajti me një tjetër skemë. Tanimë në lojën më të rëndësishme të jetës së tij ai vuri bastin më të madh që një kryeministër kishtë vënë deri më sot me veten dhe të ardhmen e tij politike.

Figura të reja, ambicjoze, ekspresive dhe të etura për karrierizëm i dhanë lamtumirë mandateve të fituara në zgjedhjet e 23 qershorit dhe pranuan postet ministrore. Edhe pse të pa mësuar me petkun e ministrit ata nisën të fashisin në institucionet e tyre flamurin e Rilindjes. Besimi dhe posti duhej justifikuar dhe zhurma që do shoqëronte këtë ndryshim s’do ishte e paktë në vetëm 50 ditë qeverisje. Gjoba të majme për subjektet që abuzonin me shtetin, lirim i ambjenteve spitalore, mbyllja e lojrave të fatit  dhe qindra kilogram eksploziv për të hedhur në erë ndertesat pa leje,ishin shkëndijat e para të Rilindjes.

Por ç’duhet të presim akoma? Është premtuese qeveria dhe emrat e përzgjedhur ? A do të vazhdojë të na surprizoj ende Rama? Janë pikëpyetje që vështirë ti japësh përgjigje në një kohë që kemi filluar të numërojmë mbrapsh për marjen e statusittë vendit kandidat dhe kemi cilësuar Turqinë si aleatin tonë strategjik. Kushdo mund të ketë pritshmëritë e veta por përtej pritshmërive Rama po tregon se do të ketë shumë të (pa)pritura.

   Juxhin Mustafaraj