Author Archives: marineladushi1

Kronike Siguria ne Shkolla

Image

Mbetjet nga prishja e ndertimeve pa leje ende te pranishme. Ndotje ekologjike‏

Attachment-1

Qeveria e re,puna dhe pritshmeritë

Cdo qytetar , që pas zgjedhjeve të 23 qeshorit, shpresojnë që qeveria e re e ardhur në pushtet të mbaj premtimet  e bëra ndaj tyre.  Të lodhur nga “regjimi” shumë vjeçar, i ish-kryeministrit Sali Berisha, qytetarët i dhanë mundësi vetes dhe vendit të tyre për të parë një shtet që fuksionon ashtu si duhet, ku ligji dhe të drejtat e qytetarëve të jenë të barabartë për të gjithë. Premtimet e Kryeministrit të ri, Edi Rama janë fokusuar më së shumëti në shëndetësinë shipëtare,ku ka premtuar shendetësi falas për të gjithë qytetarët.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, edhe pse ka deklaruar gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhen spitalet në përgjithësi, duke qënë në borxhe me miliona Euro, gjatë detyrës se tij, ka ofruar ekzaminim falas për sëmundjet tumoriale dhe për ekzaminim falas për gratë shtatëzane. Ndërkaq, pritshmëritë dhe dëshirat e qytetarëve, është që të bëhët falas çdo ekzaminim, duke u ofruar kujdesin mjekësor edhe për ata persona që nuk kanë mundësi financiare për t’u kuruar.

Ndërsa një tjetër premtim i qeverise së re, është edhe reformimi i gjithë sistëmit të policisë së shtetit duke luftuar korrupsionin në Shqipëri. Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, po mban premtimin e tij duke bërë reforma në të gjithë strukturën policore. Dëri më tani janë shkaruar nga detyra shumë efektiva, të cilët kanë shkelur ligjin gjatë detyres së tyre. Ajo që vlen për tu përmendur është aksioni “Marrëzia e Fundit”, që ndërmori policia e shtetit duke mbyllur shumë kazino, lloto, qendra bastesh apo duke sekuestruar shumë aparatura të lojrave të fatit, të cilat nuk ishin brenda kuadrit ligjor.

Ndërkaq tjetër ç’ështje qe po merr zgjidhje, e cila është shumë e rëndësishmë, është dhe ndotja e mjedisit. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka ndërmarr nje aksion për shkatërrimin e furrave gëlqerore si dhe për parandalimin e prerjes masive të pyjeve e cila është shumë e rëndësihmë për një ajër të pastër dhe të shëndetshëm.

Edhe pse kanë vetëm pak muaj në qeveri, deri në këto momente duket se premtimet e bëra gjatë fushatës elekotrale, po mbahen nga qeveria Rama. Krahas rezultateve dhe punës së deritanishme, pritshmëritë e qytetarëve për mirëfunksionimin e qeverisë Rama mbeten më të mëdha. Qeveria e re sapo e ka nisur udhëtimin e saj katër vjeçar, ndërkoh që ka hohë mjaftueshëm për të parë nesë ajo do ti përmbush të gjitha premtimet që u ka dhënë qytetarëve shqiptar para se të mernin në dorë frenat e shtetit.