Thirrje per pjesmarrje ne nje kurs online falas per Data Journalism!

Pershendejte te gjitheve, 

u be kohe qe nuk po komunikojme dhe si gjithmone uroj te jeni te gjithe mire,

 Si edhe e dini tanime, vijon interesi im ne nderthurjen e IT me Gazetarine, dhe per kete desha te ju bej nje ftese per te marre pjese ne nje kurs online, pra te rregjistroheni dhe ta ndiqni kete kurs, thirrja eshte si meposhte:

Instituti Kanadez i Teknologjise (CIT), eshte Institucion i Arsimit te Larte (IAL) dhe ka disa vite qe operon ne tregun e arsimit universitar, i fokusuar ne teknologjine e informacionit dhe administrimin e biznesit.

CIT eshte vene ne kontakt me European Journalism Centre (EJC) – http://datadrivenjournalism.net/  te cilet po lancojne nje kurs per gazetaret qe kane interes ne perpunimin dhe perdorimin e te dhenave per gazetarine e bazuar ne te dhena (Data Journalism).

Ky kurs eshte i ndertuar enkas per gazetaret dhe do te jete online me date fillimi 19 maj 2014. Kursi eshte i fuqizuar nga Google, Ministria e Edukimit dhe Kultures se Vendeve  te Ulta, si dhe disa partner te rendesishem te tjere.

Kursi eshte teresisht online, falas, por kerkon edhe partnership lokal. CIT eshte ofruar dhe eshte tanime partner i kesaj nisme,  http://datajournalismcourse.net/learninggroups.php

Duke qene se CIT ka ekspertize te mire ne fushen e perpunimit te dhenave dhe komunikimit, si nga pikpamja e aksesimit, modelimit, dhe vizualizimit te te dhenava, si dhe perpunime te avancuara statistikore, do te jape mbeshtetje duke u bere partner lokal, per kete nisem.

CIT do te ofroje gjithe mbeshtetjen me ambjente per gazetaret pjesmarres ne kurs, paraqitje me projektor te ceshtjeve qe nuk jane thithur gjate mesimeve online, dhe keshillime per gjithe argumentet e kursit.

Datat e takimeve per grupet lokale i percaktojme gjate javes ne vijim, ne orare te pershtatshme gjate mbremjeve apo pasdreke.

Per kete kurs ne fund te testimit qe behet online, me te mirat do te perfshihen edhe ne mbulimin mediatik qe ne po pergatisim ne bashkepunim me Fondacionin Mediatik “Dritan Hoxha”, si dhe pajisje me certifikate.

Lutem me thoni nese keni interes, me dergoni ndonje konfirmim nese rregjitroheni online: http://datajournalismcourse.net/course.php

Gjithe te mirat,

Fabjan

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s