Tag Archives: shembja

Shembja e ndërtesave pa leje me eksploziv, një show politik

Image

Shembja e godinave pa leje me tritol është një dukuri e zakonshme dhe mëse normale në vendet që janë më të zhvilluara se ne. Por, në Shqipëri kjo dukuri u zhvillua mes diskutimesh të shumta, por mbi të gjitha, për një pjesë të madhe të popullsisë ishte më shumë një show që nuk duhej humbur. Kjo kuptohet dhe me të drejtë.

Përdorimi I eksplozivit për të rrëzuar objektet nuk është dicka që ndodh shpesh në vendin tonë. Dy rastet e fundit të prishjes me eksploziv të ndërtesave pa leje nuk ndodhnin që prej kohës së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

E shikoj në dy aspekte këtë metodë për të shembur ndërtesat pa leje. Aspekti I parë dhe pozitiv ka të bëjë pikërisht me kostot dhe kohën. E thënë thjesht, eskplozivi të shkurton kohë dhe shpenzime ekonomike krahasur me alternativën e shembjes me fadroma. Aspekti I dytë, por jo më pak I rëndësishmi, është një BUM politik.

Në një farë mënyrë, qeveria e re e ardhur në pushtet nëpërmjet eksplozivit do të tregojë “forcën” e saj dhe se është e vendosur për të luftuar deri në fund me cdo mjet abuzimet e ndërtimeve pa leje. Rasti I parë, pra godina përballë ekonomikut deri diku cilësohet si I dështuar, megjithëse Ministria e Brendshme e justifikoi duke thënë se aq shpërthim ishte parashikuar të ndodhte për shkak të ndërtesave të tjera shumë pranë.

Por, nuk vonoi shumë. Dy javë më pas, në Vlorë INUK shembi suksesshëm me një shpërthim të fuqishëm një hotel 7 katësh duke rikonfirmuar edhe një herë se qeveria është në krye të detyrës dhe është e vendosur në luftën ndaj këtij fenomeni.

VALDI GJINI

Advertisements