Author Archives: iridafeshti

Video

Prishja e ndertimeve abuzive!

Prishja e ndertimeve abuzive ne Shqiperi.

Te ndertosh duhen vite,per te prishur mjafton nje sekonde…Por ndodh qe duke prishur,te ndertosh!

Eshte kjo nje nder dilemat me te cilen po ndeshet se fundmi shoqeria shqiptare, e ndergjegjshme per kaosin territorial te shkaktuar nga qindra ndertime te paligjshme e qe kane thyer cdo ligj te urbanistikes.Nje kantier i madh ndertimi ku gjithkush njeh ligjin e vetvetes,ku te gjithe jane pronare dhe te plotfuqishem,ku duket se mbizoteron anarshia – kjo eshte pamja qe te ofrojne sot qytetet dhe fshatrat e Shqiperise.Eshte vertet per te ardhur keq por tanime,rregulli dhe urbanistika i perkasin te kaluares se larget te ketij vendi,asaj te para viteve 90.Ndjehet ne ndergjegjjen e secilit prej nesh,ne bisedat tona te perditshme por edhe ne media,ne opinionin dhe thirrjen e atyre qe na perfaqesojne qe i gjithe vendi eshte ne emergjence kombetare. Vlora, Dhermiu, Himara, Ksamili, Saranda therrasin per ndihme,kryeqyteti i dashur po lengon nen germadhat e tij,shpresethyer per ate qe do te ndodhe…Askush s’di te thote se si arritem ne shqiptaret deri ketu,anembane Shqiperise?Askush s’flet per psikozen e semure qe na perfshiu te gjitheve ne dhe si nje semundje e rende na paralizoi ndergjegjjen qytetare dhe vetedijen tone.Po ku ishin gjithe kete kohe organet kompetente? Si ka funksionuar valle pushteti vendor apo ai ekzekutiv? Dhe se fundi,kush e lejoi qe ky kaos te ndodhte dhe te ndeshkonte me pasojat e tij qytetaret e ketij vendi por ne asnje rast personat apo autoritetet pergjegjese ?Si shume pyetje te tjera,edhe kjo mbetet pa pergjigje…Dhe ja,tani duket sikur shoqeria jone eshte zgjuar papritur pas nje gjumi te gjate letargjik dhe perballet me kaosin qe ajo vete e ka krijuar.Te shkaterrojme ate qe vete kemi ndertuar ilegalisht!Derisa vendet perendimore i perdorin keto metoda, pse jo te mos kete edhe ne Shqiperi aksione  te tilla? Te shembim sakrificen, djersen, parate dhe mundin tone ilegal per te ndertuar shtetin! Te ndeshkojme papergjshmerine e cmendur qytetare dhe te perulemi perpara ligjit, sepse ligjet prandaj jane bere,per t’u respektuar dhe jo per t’u shkelur,ta kuptojme kete njehere e mire, anembane Shqiperise megjithese me kosto te larte!Me tritol,dinamit,matrapik apo fadrome te çrrenjosim anarshine qe ka monopolizuar deri edhe ajrin e ti rikthejme ketij vendi hapesirat e lira dhe gjelberimin.E megjithate mbizoteron skepticizmi, koha na ka mesuar ne shqiptareve te jemi te tille e shumekush pyet veten : Mos ndoshta ky eshte nje tjeter rast ku po vihet ne skene vepra e Shekspirit “Shume zhurme per asgje”?Por edhe sikur te jete e vertete e te ndodhe, sikur aksionet qe do t’i japin fund marrezise se kombit tone e do t’i rikthejene dinjitetin a do te mund te perballohen financiarisht nga shteti yne?Sepse ky proces progresiv vec kostos morale ka edhe ate ekonomike dhe te gjithe e dime mire se cfare eshte me emergjente ne portofolin dhe perspektiven tone ekonomike ne kete moment qe po kalon jo vetem shoqeria shqiptare por e gjithe bota.Ne kete moment ku Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i bejne thirrje qeverise të ndalë rritjen e borxhit dhe të hartojë menjëherë një plan konkret për uljen graduale të tij ne shembim dhe shkaterrojme vetveten…

E,megjithate aksioni ka filluar.Do te ishte e diela e 20 Tetorit 2013 qe do te shenonte goditjen e pare ndaj dhunimit te ligjit, filloi me prishjen e Godines 5 – kateshe te Fakultetit Ekonomik e me pas me ndertesen shumekateshe ne bregdetin e Vlores dhe kush e di se cila do te jete ndertesa e rradhes…Derisa specialistet shqiptare jane profesioniste per te perballuar aksione prishjesh te tilla perse mos t’i rikthejme ketij vendi hapesiren e munguar e te mos shohim me pamje te zymta germadhash ne rruget e qyteteve te lagjeve dhe te fshatrave tona.

Duket se vete qeveria dhe organet kompetente jane te vendosur te rrenojne cdo ndertim abuziv qe  cenon perspektiven e qyteteve,fshatrave dhe bregdetit tone.

Vete kryeministri Edi Rama ka cituar se do ta luftoje fort kete kancer abuziv te territorit shqiptar.

Ndoshta nga diku duhet filluar,ndoshta duhet te jete kjo shuplaka e pare e atyre qe shkelin dhe nuk respektojne ligjin.Te shpresojme qe po,te shpresojme qe gjithcka te mos jete nje show televiziv,te shpresojme qe nje dite,edhe ne shqiptaret, do te mund te ecim ne rruget e vendit tone si qytetare europiane!

Prishja e ndërtimeve abuzive