Author Archives: Enxhi Musha

Video

Jeta e një regjisori të suksesshëm!

Video

“Te Mbijetuarit e Rruges” – Enxhi Musha

Çfarë pritet nga qeveria Rama?

Libër me kopertinë te kuqe, e si për thyerjë mbart shqiponjen e zeze me dy koka, 74 faqesh e i shoqëruar më moton “Shqipëria e gjenaratës tjeter” janë disa nga detajet që  bien në sy kur merr në dorë programin e qeverise “Rama”! Por sfida” shtet”  nuk është fasad librash apo institucionesh, është përmbajtja dhe përmbushja e premtimeve që në kohë fushate ishin shumë të bukura për të qënë të vëtreta! Sfida “shtet”dhe pritshmëria e qytetarëve  është Liria e njerëzve dhe e konkurrencës, pa asnjë diskriminim e kufizim politik, në funksion të meritës, Përgjegjësia e gjithkujt përpara vendit e ligjit, në funksion të një shoqërie ku të drejtat e secilit do të ndahen nga detyrimet ndaj komunitetit dhe Solidaritetit që është  për më të dobtit, në funksion të një bashkëjetese, ku barazia e mundësive s’mund të mjaftojë pa drejtësinë sociale. Pritshmëria më e lartë dhe nevoja immediate e vendit është siguria , që duhet konsideruar një prioritet absolut nga qeveria e re, duke i kthyer publikut besimin tek Policia e Shtetit, përmes një reforme themelore shumëdimensionale. Korrupsioni gjithashtu është në doza alarmuese në cdo insitucion, e që sfida për të çmontuar murin e pandëshkueshmërisë prashikohet të jetë e veshtirë por jo e pamundur. Të gjitha sa u thanë më lart janë pjesë  programit qeverisës, që prej 40 e kusur ditësh ka filluar të zbatohet, por është  shpejt për të dal në rezultate të kënaqshme edhe pse një erë e re tashmë po fryn pa u plotësuar ende 100 ditëshi i parë!

Enxhi Musha