Tag Archives: Journalism

Qeveria e re, vota masive pritshmeri e larte.

download

Tirane–Qeveria e re tashme zyrtarisht mund te themi se ka filluar punen dhe  po shpreh strategjite e veta dhe synimet qe ka.Vota dhe numri i madh i  mandateve qe u dhane shqiptaret ne zgjedhjet e 23 qershorit tregojne se ata presin shume nga kjo qeveri.Te zhgenjyer nga qeveria e meparshme ata e votbesuan masivisht duke rritur shume pritshmerite dhe pergjegjesite per te .

Dicka po leviz…

Po, sic flasin njerezit neper kafe apo ne biseda te perditshme thone se dicka po leviz per mire,kjo qeveri po ben disa te mira qe u sherbejne qytetareve.Sa do vazhdoj kjo gje?Te gjithe jemi pesimist mbase nga mjedisi qe ekziston apo edhe nga pervoja qe kemi nga qeverite e kaluara,por shpresojme se qeveria e re do punoje fort duke ndjekur punen e saj te deritanishme.

Te gjithe kemi shprese kur shohim se po lufton krimin me kazinote e paligjshme te cilat ishin perhapur pafund duke thither leket, rrogat e shqiptareve dhe dukeshin si  shushunjat qe po ia thithnin gjakun ketij populli mjeran.

Te gjithe kemi shprese kur kjo qeveri po prishe ndertimet pa leje ne cdo cep te vendit,pa kompromis se kush i ka apo te kujt jane, ashtu sic eshte rasti ne Vlore qe prishet ndertesa 7 kateshe e kryebashkiakut socialist ne kete qytet.

Une kam shprese kur shoh rendin te forcuar policet rrugore denojne deviantet dhe rrefuzojn te korruptohen,apo kur me tregon vellai qe patrulla policie rrine ne cdo gjimnaz per te ruajtur gjimnazistet apo  shqetesimet qe ata mund te kene, po kam shpres kur policia kerkon te indentifikoj personat qe dalin ne oret e vona , po kjo eshte gje e re ne Shqiperi por e vjeter ne Europe.

Po mendoj se kjo qeveri do punoj mire, kur shoh qe eshte ajo qe  anullon importin e plehrave duke mos  e bere kete vend nje koshe plerash, edhe pse nga ky proces do te fitonin shume biznesmen te caktuar ajo nuk hoqi dore por e  mbajti premtimin…

Duke u nisur nga keto qe jane bere ne kaq pak dite,pritshmerite jane shume te larta.Te gjithe presin lehtesira ne taksa, shendetesi falas, legalizime per shtepite,arsim profesional te orientuar drejt tregut te punes,por dhe lufte ndaj korrupsionit pasi ende eshte shume i larte,Por edhe se presim shume nuk jemi te bindur se te gjitha keto do behen duhet shume pune, shume vullnet,por ne sna ngelet gje tjeter pervecse te presim…

Marsela Xhafa

Advertisements

Detyra n#1

Shkruaj nje Postim per blog me te pakten 250 deri ne 300 fjale dhe postoje ne kete blog, nen kategorine Postime_Studentet. Temat jane:

– Prishjet e ndertimeve pa leje, apo abuzive, duke perdorur lende plasese

– Qeveria e re dhe pritshmerite

– Kopshtet shteterore kundrejt atyre private

afati per dorezim date 4.11.2013