Author Archives: eneidadaci

Reportazh Azili i te Moshuarve

 

Advertisements
Image

Trotuaret e Romeve!

photo

Qeveria e re dhe pritshmëritë!

Ndërrimi i qeverisë ka bërë qe qytetarët të kenë shpresa të reja për zgjidhjen e problemeve të vendit. Si çdo herë tjetër, kur ndodh ndonjë ndryshim pritshmëritë janë të mëdha. Premtimet e qeverisë së re kanë bërë që qytetarët të jenë në pritje të zbatimit të tyre.

Qeveria e re si duket e ka nisur “mbarë” këtë detyrë. Premtimet e qeverisë janë të shumta, por duke qenë se është fillimi i kësaj qeverisjeje, vetëm disa nga premtimet janë vënë në zbatim deri më sot.

Prishja e ndërtimeve pa leje ka qënë një ndër premtimet e kryetarit të pozitës Edi Rama. Deri më tani janë prishur disa ndërtesa pronarët e të cilëve nuk kanë patur lejen e duhur për ndërtimin e tyre. Një ndër ndërtesat pa leje ishte ajo pranë Fakultetit të Ekonomisë, për të cilës u bënë shumë protesta nga studentët e Fakultetit. Tjetër ndërtesë qe nuk kishte leje ndërtimi ishtë ajo në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Edhe kjo ndërtesë tashmë i përket të “shkuarës”.

Një punë tjetër e bërë nga qeveria e re është ajo e ndërrimit të punonjëve të rendit. Janë shkarkuar nga detyra efektivë të cilët nuk e kanë kryer detyrën e tyre sipas ligjit. Ky është një premtim tjetër që është mbajtur nga qeveria. Një “boom” bëri gjithashtu aksioni që ndërmori policia e shtetit duke mbyllur të gjitha kazinotë, llotot të cilat kishin funksionuar jashte kuadrit ligjor. Shëndetësia gjithashtu ka patur një imakt direkt tek populli shqiptar, duke qënë se është e rëndësishmë për çdokënd. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka urdhëruar që tarifat për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me sëmundje tumorale të bëhen zero. Premtimet e mëdha kanë edhe pritshmëri të lartë nga populli shqiptar e sidomos nga votuesit e Partisë Socialiste. Deri më tani është bërë pune, por sigurisht që populli pret akoma më shumë, sidomos nga ekonomia e cila ndikon drejtpërdrejt tek ata.