Author Archives: Kiko

Pasion apo marrezi ?

Advertisements
Image

Tirana “Perëndimore”

Photo0024

Tela te cfardoshem mbi koken e cdokujt. Si hapen gropat pa plan.
Credits: Genci Pishtari
Location: rr.Dibres

Detyra 1

Historia e demokracisë ka treguar se këdo qe kemi patur ne pushtet ne kemi qënë të njejtë, nuk I kemi bezdisur ne punën e tyre. Ne keto 22 vite, qeveritë që na kanë drejtuar na kanë lënë pa drita, ujë, bukë, na kanë lënë pa rroga, pensione apo ndihma sociale. Në të shumtën e rasteve kane bere sikur nuk na kanë njohur, sikur te ishim te huaj. Por ne prap nuk e kemi ulur hundën, nuk patëm guxim t’iu thonim se barku po na “kendon” e rubineti ështe thare. Nuk e patëm guximin t’iu thonim që xhepi na ka zëne rrjeta dhe se dritat nuk I paguajmë dot. Por, nëpër mitingje e fushata nuk u kursyem, ia thame te gjitha. Ia shprehëm dashurinë atyre, pa përjashtim. Dhe cfarë bënë ata? Na vranë. Dashuria të vret.

Nuk mbaj mënd që ndokush të merrte përsipër fajin ose të bënte me minimalen, të kekonte falje. “Na fal o popull se ju vrame për ambiciet tona”

Megjithate, ne u treguam më të mirë, I falëm pa na e kërkuar.

E me pas përsëri fushatat plot. Nga zgjedhjet doli një qeveri e votuar masivisht në mbarë kombin. Premtimet e saj ishin te mëdha, premtime evropiane. Dakord, po opozitën kush do e bëjë? Luli ? Ai as që e di që është kryetar opozite. Populli I thjeshtë jo e jo, sepse sic e përmenda me lartë ne nuk e kemi atë frymë pë t’u ngritur për interesat tona.

Mbetemi një vend pa opozitë. Në ketë mënyrë, pritshmëritë ndaj një qeverie janë të lira. Por pritshmëritë ndaj popullit jo. Ne nuk kemi mundësi zgjedhjeje.

Duhet ta kuptojmë që plehrat hidhen në kosh , që kuponi tatimor duhet të tërhiqet, që pemët nuk duhen prerë dhe që kemi të drejtën për kërkesë llogarie.

Mendoj se është populli që drejton dhe sjell zhvillime në një vend, qeverite zbatojnë. Pritshmëritë ndaj qeverive janë të njëjta dhe nëse nuk realizohen ka qeveri të tjera.

Ndërsa për ne, popullin, pritshmëritë janë të tjera, të prera me thike. Eshtë e kotë që të kërkojmë tek të tjerët atë që më parë duhet ta zbulojmë tek vetja.