Author Archives: inallkanjari

Video

Ndotja akustike

Ina Allkanjari

Video

Kasat fiskale; sa perdoren nga bizneset shqiptare?

Punoi: Ina Allkanjari

Image

Protesta kunder armeve kimike.

Protesta kunder armeve kimike.

Pritshmëritë e qeverisë së re.

ImagePritshmëritë e qeverisë së re tashmë  janë të nje niveli të lartë,pasi besimi që I dhanë Shqiptarët  qeverisë së re të mandatuar është shprehje e nevojshme për ndryshim rrënjësor.Kjo  vecanërishte në 3 drejtime kryesore,në shtetin e së drejtës,në standartet demokratike si dhe në zhvillimin ekonomik.Përgjat një program  ambicioz të paraqitur nga qeveria e re,priten të realizohen të gjitha pikat e parashtruara,duke bërë zbatimin praktik pavarsisht sfidave të vështira.

 

Qeveria e re duhet të fokusohet në ndryshimin rrënjësor të shumë gjërave. Ky është një fenomen mëse normal dhe I natyrshëm për cdo qeveri të re që zëvëndëson  një tjetër,aq më teper kur janë të krahëve politike pak a shumë të kundërta.Sic u përmend dhe më sipër kjo qeveri duhet te fokusohet ne zbatimin e disa pikave kryesore:

 

-ndryshimi dhe efkasiteti I drejtësisë

-lufta kundër korrupsionit

-futja e konkursit për punësimet në administratë ose sidoqoftë përcaktimi e zbatimi I procedurave

-ndryshime ne fushën e shëndetësisë(rregullimi I spitaleve,sigurimi I ilaceve,mundësisht falas për më të dobëtit ekonomikisht)

 

Nje nder kushtet kryesore qe kjo qeveri duhet të përmbushë është zbatimi I njëmëndtë dhe I paanshëm I ligjit,funksionimi efektiv dhe I mirëfilltë I institucioneve dhe një marrdhënie besimi me qytetarët e mes kundërshtarëve politik.

Kohët e fundit nuk mund të lihet pa vënë re fakti se Shqipëria po fuqizon rolin e saj si shtet pjesmarres I OSBE-se. Vendi po merr përsipër më shumë përgjegjesi ndërkombëtare,në nivele dhe formate të ndryshme. Por duhet permendur qe sfidat te cilat do te integrojnë më tej Shqipërinë janë  të brendshme,pasi ardhshmeria e vendit varet më së shumti nga vullneti dhe përkushtimi I të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri.

 

                                                                                                            Ina Allkanjari