Author Archives: brikenakasa

Video

Ulja e çmimeve – fiktive???

Advertisements
Video

Te gjithe “shkrimtare” – Brikena Kasa

Rinia proteston. Kunder armeve kimike

1466064_427934230641251_189948726_n

 

Credits: Brikena  Kasa

 

 

Image

Prishja e ndërtimeve pa leje me eksploziv. Formë presioni?

Të ndërtosh në Shqipëri, pa marrë leje tek institucionet përkatëse, është kthyer në pjesë të mentalitetit shoqëror. Ndërtimet pa leje filluan të mbilleshin në Shqipëri pas viteve ‘9o. Me ardhjen e pluralizmit politik nisi rrugën dhe pluralizmi urban.Ndërtimi i kudondodhshëm i objekteve disa apo shumëkatëshe. Banorë të ardhur nga zona të thella ose rurale filluan të ndërtonin në çdo truall bosh. Duke krijuar të ashtëquajturat zona suburbane ose informale. Zona, ku mungon tërësisht plani urbanistik duke krijuar “kaosin urbanistik”.

 

Qeveria e re e sapo ardhur në pushtet gjatë fushatës elektorale bëri dy premtime të rëndësishme. Së pari legalizimi i zonave informale, që tashmë janë  fakt i kryer dhe shteti e ka të pamundur të ndërhyje  për prishjen e tyre. Sepse mijëra familje do dilnin të pastrehë dhe do ishin një numër i shtuar i këtij kontigjenti.Premtimi tjetër shumë i rëndësishëm ishte prishja e ndërtimeve pa leje sidomos në zonën e bregdetit.Dora e njeriut ka kryer një krim kundër natyrës duke betonizuar,bregdetin e Sarandës,Vlorës , Durrësit.

 

Policia , forcat xhenio dhe INUK kanë nisur një aksion për shembjen e këtyre godinave.Kurbani i parë ishte godina pranë Fakultetit Ekonomik,  që u shemb me eksploziv në mes të ditës. Më pas aksioni vazhdoi me shembjen e një godine 7-katëshe në bregdetin e Vlorës, që gjithshtu u shemb në të njëjtën formë.

Spektakël mediatik. imazhe egzotike, formë presioni, janë pikëpyetje dhe aludime që ngrejme pas shfaqjeve të ditëve të fundit.Mund të jetë dhe një formë presioni , për të treguar forcën e shtetit, mbi këtë problem madhor që has çdo qeveri që drejton vendin tonë. Zgjedhja e eksplozivit për prishjen e ndërtimeve pa leje vë në presion çdo “godinë”. Krijimi i imunitetit ndaj ligjeve të shtetit, bën eksplozivin simbol të presionit dhe “shkatërrimit”.