Tag Archives: detyrat

Image

Nga varferia, kulture e manget higjieno-sanitare

Foto prane 100 vitrinave, ish parku i autobusave.

Foto: Nga Elsa Vorfi

KOPSHTET SHTETERORE OSE ATO PRIVATE, TE ZGJEDHESH MES KAOSIT

Te zgjedhesh kopshtin e femijes tend ne Shqiperi eshte nje mision I veshtire. Kopshtet shteterore nuk mjaftojne, sidomos ne zonat urbane ku popullsia rritet me ritme te shpejta. Sipas INSTAT numri I femijeve per klase ne kopshtet shteterore arrin ne 35-40 femije.

Por ne anen tjeter kopshtet shteterore ofrojne sherbimin me nje cmim te perballueshem. Cmimi varion nga 2500-4000 leke te reja ne muaj.

Nderkohe ekziston dhe nje tjeter mundesi, kopshtet private. Numri I kopshteve private shenon vetem rritje , ku shkak behet rremuja ne arsimin parashkollor public.

Keto kopshte jane zgjedhje e familjeve me te ardhura disi me te larta , pasi kostoja shkon deri ne 20000 leke te reja ne muaj.

Kopshtet private sigurojne klasa me rreth 8 femije, si dhe ne shumicen e rasteve transportin e femijes. Ato mendohet se sigurojne edhe ambjente me te mira ku femija mund te mesoje, zhvillohet dhe argetohet.

Por keto vleresime jepen nga prinderit sepse ne realitet mungojne kontrollet nga institucionet perkatese.

Te gjithe jemi deshmitare te kopshteve private qe shtohen si kerpudhat pas shiut, por kush I ka kontrolluar?

Ne ligjin per arsimin parashkollor percaktohet qarte qe per te marre licensen per hapjen e nje kopshti privat duhet te plotesohen disa kushte qe nga hapesira, vendosja, kushtet higjeno-sanitare e deri tek stafi qe duhet te kete arsimin perkates.

Por asnje institucion nuk ka publikuar ndonje raport ku te informoje prinderit per kopshtet qe I plotesojne keto kushte, qofte per kopshtet private por as per ato shteterore.

Dhe prinderit cdo fund vere perballen me nje dileme, nga keto 2 te keqija cila eshte e keqja me e vogel?

Dhe ne fund behet I njejti segmentim, familjet qe mund tja lejojne vetes nje rroge ne muaj per kopshtin e femijes zgjedhin ato private, ndersa pjesa tjeter vazhdon te dynde kopshtet shteterore.

Image Continue reading