Category Archives: Lajme

Thirrje per pjesmarrje ne nje kurs online falas per Data Journalism!

Pershendejte te gjitheve, 

u be kohe qe nuk po komunikojme dhe si gjithmone uroj te jeni te gjithe mire,

 Si edhe e dini tanime, vijon interesi im ne nderthurjen e IT me Gazetarine, dhe per kete desha te ju bej nje ftese per te marre pjese ne nje kurs online, pra te rregjistroheni dhe ta ndiqni kete kurs, thirrja eshte si meposhte:

Instituti Kanadez i Teknologjise (CIT), eshte Institucion i Arsimit te Larte (IAL) dhe ka disa vite qe operon ne tregun e arsimit universitar, i fokusuar ne teknologjine e informacionit dhe administrimin e biznesit.

CIT eshte vene ne kontakt me European Journalism Centre (EJC) – http://datadrivenjournalism.net/  te cilet po lancojne nje kurs per gazetaret qe kane interes ne perpunimin dhe perdorimin e te dhenave per gazetarine e bazuar ne te dhena (Data Journalism).

Ky kurs eshte i ndertuar enkas per gazetaret dhe do te jete online me date fillimi 19 maj 2014. Kursi eshte i fuqizuar nga Google, Ministria e Edukimit dhe Kultures se Vendeve  te Ulta, si dhe disa partner te rendesishem te tjere.

Kursi eshte teresisht online, falas, por kerkon edhe partnership lokal. CIT eshte ofruar dhe eshte tanime partner i kesaj nisme,  http://datajournalismcourse.net/learninggroups.php

Duke qene se CIT ka ekspertize te mire ne fushen e perpunimit te dhenave dhe komunikimit, si nga pikpamja e aksesimit, modelimit, dhe vizualizimit te te dhenava, si dhe perpunime te avancuara statistikore, do te jape mbeshtetje duke u bere partner lokal, per kete nisem.

CIT do te ofroje gjithe mbeshtetjen me ambjente per gazetaret pjesmarres ne kurs, paraqitje me projektor te ceshtjeve qe nuk jane thithur gjate mesimeve online, dhe keshillime per gjithe argumentet e kursit.

Datat e takimeve per grupet lokale i percaktojme gjate javes ne vijim, ne orare te pershtatshme gjate mbremjeve apo pasdreke.

Per kete kurs ne fund te testimit qe behet online, me te mirat do te perfshihen edhe ne mbulimin mediatik qe ne po pergatisim ne bashkepunim me Fondacionin Mediatik “Dritan Hoxha”, si dhe pajisje me certifikate.

Lutem me thoni nese keni interes, me dergoni ndonje konfirmim nese rregjitroheni online: http://datajournalismcourse.net/course.php

Gjithe te mirat,

Fabjan

Advertisements
Video

Video

ne Wake-up me Enon

Mesazhi i fundit per kete lende!

Te nderuar studente,

jam i lumtur qe kemi bashkepunuar per kete lende. Uroj te keni mesuar dhe te jeni pse jo edhe defryer megjithe kerkesat e mia te here pas hereshme. Uroj te ju shoh ne profesion si gazetare, specialist, drejtues dhe me lart.

Notat i kam hedhur. I gjeni nen Grupe – Vleresime.

Mungojne disa nota per ata qe nuk e kane sjell akoma punen. jane 16 vete, ju lutem njoftoni sepse une sot ne darke e mbyll perfundimisht kete pune duhet ti dorezoj procesverbalet.

Mirupafshim ne raste te tjera.

Fabjan

ABORTI

Video

Mësimi i një profesioni..

Një histori e shkurtër mbi Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik, qendra 1, Tiranë 2014

Telefonata e parë me celular:Evoluimi celularëve që prej shpikjes së tyre

Video

Rrenimi i qytetit Muze!

Link

Rrenimi i qytetit Muze!

Rrenimi i qytetit Muze!

Link

Rrenimi i qytetit Muze!

Rrenimi i qytetit Muze!