Author Archives: agronv

Video

Lypsarët e informacionit!

Kjo storje me karakter sarkastik, është e fokusuar në krahasimin mes gazetarëve që vrapojnë pas informacionit dhe lypsarëve që kërkojnë lekë. Të dy palët kanë qëllimin e mbijetesës, të parët në jetën profesionale, të dytët në sferën sociale. Por nëse do të përcaktojmë mesazhin fundamental të kësaj historie, del se prindërit në një farë mënyre shpesh herë janë kundër faktit që fëmijët e tyre të bëhen gazetarë, gjithmonë duke u nisur nga dashuria që kanë për to dhe nga frika se mos u ndodhë diçka gjatë rrugës së këtij misioni që ka vështirësitë e veta, edhepse më vonë vetë prindërit janë më krenarët kur ndjekin fisnikërinë e fëmijëve të tyre në këtë profesion kaq sublim.

Advertisements
Video

Jeta e një regjisori të suksesshëm!

Video

“Roli i teatrit shqiptar dhe tendencat e kiçit” – Intervistë: Agron Vrangalla

Detyra 1: “Vox populi”

Vox populi

(për armët kimike në Shqipëri)

 

Në të shumtën e rasteve ne priremi nga ambiciet tona për të pasur një pozicion sa më të lartë në Imageshoqëri, shpesh herë edhe duke shkelur mbi shumë individë dhe komunitete të tëra. Pa dyshim se kjo është mënyra më e shëmtuar për të arritur diçka, sepse gjithmonë do të jeshë i mallkuar nga goja e atyre që i ke shpërfillur. Këtë veprim nuk e bëri kryeministri Rama sa i përket sjelljes së armëve kimike në Shqipëri dhe mirë bëri. Por e gjithë kjo ka një arsye të fuqishme pse ndodhi ashtu si ndodhi, që fund e krye është zëri i popullit.

Kryeministri e dinte shumë mirë se sikur të shkilte mbi vullnetin e popullit, do të duhej t’i japë lamtumirën e fundit karrierës politike dhe jo vetëm. Kësaj radhe Rama iu bashkua zërit të qytetarëve edhe përkundër  faktit se në fillim të kësaj kërkese nga ana e SHBA-ve ai edhe mund të pranonte një akt të tillë veprimi.

Elementi thelbësor i mospranimit të kësaj kërkese ishte protesta e qytetarëve, e cila determinoi fatin e shqiptarëve në raport me këtë vendim jo të lehtë të qeverisë. Kryeministri përdori një strategji diplomatike lidhur me prononcimet e tij që bënte për këtë çështje, duke thënë: “Parimisht Po, në fakt Jo”, duke dashur kështu të mbajë linjën miqësore me aleatin SHBA, por edhe duke i treguar atij se unë jam kryeministër i këtij vendi dhe nëse qytetarët e mi janë kundër, unë duhet të jem me ata.

Në fund të kësaj historie (edhepse për mendimin tim ende nuk ka përfunduar, sepse SHBA në çdo ndërhyrje apo aksion në ndonjë shtet, ka përdorur metodën e ndryshimin të opinionit publik, duke ofruar beneficione pafund për atë vend dhe atë popull, ku më pas të duket normal aksioni i tyre i çfarëdollojshëm), kryeministri me apo pa dëshirën e tij, tha JO armëve kimike në Shqipëri.

 

Agron Vrangalla

 

Image

Nese na pelqen mjalti, duhet t’i ruajme bletet!

Nese na pelqen mjalti, duhet t'i ruajme bletet!

Agron Vrangalla