Author Archives: qanisulku

Video

Tortura e mëngjesit në Tiranë – Përgatiti: Qani Sulku

Advertisements
Link

Tortura e Mëngjesit në Tiranë – Përgatiti: Qani Sulku

Tortura e Mëngjesit në Tiranë – Përgatiti: Qani Sulku

Link

Murtaja e Shekullit

Murtaja e Shekullit

Reportazh mbi semundjen e shekullit, e cila ka marr me miljona jete njerezish, si dhe po merr perdite, madje edhe ne vendin tone. Reportazhi eshte i shoqeruar edhe me intervista nga gjenerata te ndryshme.

Image

Detyra e dyte: Foto – Pergatiti: Qani Sulku

Detyra e dyte: Foto - Pergatiti: Qani Sulku

A ka vend për n’Tiranë

Image

Detyra e dyte: Foto

Detyra e dyte: Foto

A ka vend për n’Tiranë

Detyrë me temë: Qeveria e re dhe pritshmëritë

Përgatiti: Qani Sulku

Gjatë fushatës parazgjedhore të këtij viti, qeveria e re, e cila ndodhet në pushtet, në këmbim të votës përcolli premtime të shumta në të mirë të popullit në fusha të ndryshme si: ulja e taksave, legalizimi i banesave, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ulja e papunësisë etj. Por a ishin pikërisht këto pritshmëri të cilat u realizuan, apo që u punua për realizimin e tyre gjatë dy mujorit të parë të punës së qeverisë së re?

Ajo që kemi vënë re gjatë kësaj kohe është një fshesë e madhe në të gjitha instancat shtetërore në mbarë vendin. Këtu përmendim shkarkimin e të gjithë krerëve të qarqeve të policisë, shkarkimin nga puna të të gjithë drejtorëve të drejtorive arsimore, largimin nga puna të qindra mësuesve. Arsyet e këtyre shkarkimeve dhe të të shumë të tjerëve, a janë bërë për shkak të prirjeve politike, apo për shkak të abuzimit të individëve të ndryshëm. Kjo mbetet për t’u analizuar.

Të gjithë ata që presin t’u legalizohen banesat e tyre, tashmë u ka hyrë frika, pasi ka nisur një furtunë e madhe shembje banesash në mbarë vendin, të cilat për shkak se shkatërrohen nëpërmjet lëndëve plasëse dhe pa shumë profesionalizëm kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe tek banesat e ndodhura përreth banesave të shembura. Pyetja që mund të bëjmë është: banesat e ndërtuara pa leje do legalizohen apo do shemben? Cili ishte premtimi i qeverisë së tanishme përpara se të vinte në pushtet?

Qeveria premtoi se do të rriste numrin e të punësuarve, dhe atë sipas meritës dhe konkurrimit profesional. Numri i të papunëve është zvogëluar apo është rritur kohët e fundit? Qeveria e re më shumë ka punësuar apo ka hequr nga puna? Ato që janë punësuar në bazë të cilit parim janë pranuar në punë?

A ishin pikërisht këto pritshmëri nga qeveria e re,  apo ende është herët pasi kanë kaluar vetëm dy muaj. Gjithsesi, ajo që na mbetet neve është vetëm të presim, megjithëse fshati që duket nuk do kallauz dhe dita e mire apo e keqe duket që me mëngjes.