Tag Archives: Nurie Kasami

Image

Bashkepunimi qytetar per nje Shqiperi me te paster

Advertisements

Detyra 1

Qeveria e re: Sfidat dhe pritshmëria qytetare

Cfarë presin shqiptarët nga qeveria e re dhe cilat janë mundësitë e saj për të përmbushur premtimet elektorale? Këtë pyetje mund  ta mendojë dhe drejtojë cdo qytetar, ku përmes së drejtës për të votuar ka shprehur vullnetin e tij. Por realisht sa është e gatshme qeveria e re e sapoformuar të përmbushë dëshirat e qytetarëve në mënyrë që vullneti i tyre të mos nëpërkëmbet. Kjo për faktin se këta(qytetarët) jo vetëm që do të zhgënjeheshin, dhe qeveria e re nuk do ta kishte më përkrahjen e saj, por edhe për faktin se sovrani që e ka zgjedhur mund ta përmbysë atë. Por cfarë sfidash i dalin qeverisë së re përballë pritshmërisë ssë madhe që kanë qytetarët?

Nëse do të ecim me llogjikën e zakonshme do të thoshim se qytetaria jonë pret ato rezultate që qeveria e kaluar nuk ka arritur që të shmangë, dhe nga ana tjetër të përmbushë disa të tjera. P.sh nëse do ti referohemi fenomenit të korrupsionit, vazhdon të mbetet një nga problemet më të mprehta të qeverisë aktuale dhe asaj të shkuar. E në këtë rast ne presim që ky fenomen  të shmanget për të arritur standartet e kërkuara nga BE dhe SHBA. Ndërsa ekonomia është e rrënuar e për këtë qeverisë i duhet mbështetja  dhe përkrahja e të gjithë forcave të tjera politike dhe shoqërore. Përvec kësaj qytetarët gjithmonë janë të pakënaqur dhe kërkojnë vazhdimisht që primtimet e tyre të realizohen. Nuk po zgjatemi më për të treguar problemet dhe sfidat e qeverisë sepse dihet se janë të shumta, por ajo që duhet theksuar në këtë rast është fakti se ne si qytetarë presim shumë nga qeveria e re.

Po të nisemi nga një fakt empirik pritshmëria e qytetarëve nga qeveria e re është tepër e madhe duke pasur parasysh dhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Ku ky i fundit tregoi se rotacioni politik që ndodhi përballet me sfidën e përmbushjes së pritshmërive qytetare. Por në të vërtetë a do ta ketë të lehtë  qeveria e re të realizojë këto pritshmëri të qytetarëve? Kjo në fakt mbetet për tu parë në këtë rrugëtim të qeverisë së re.