Author Archives: eugensholla

Video

Kuçova e Harruar

Video

NELSON MANDELA – Dokumentar i jetes se tij

Image

Sikur gjithcka te mbyllej me nje batute !

Sikur gjithcka te mbyllej me nje batute !

Pamje nga protesta kunder armeve kimike.

Kopshtet private vs publike

ImageImage

Fëmijët, më shumë se kushdo tjetër kanë nevojë të rriten shëndetshëm në një ambjent bashkëkohor. Duke qenë se pjesën më të madhe  të ditës  ata e kalojnë në kopësht, prindërit  mundohen t’i krijojnë  atyre  mundësinë  e  të  qenit pjesë e  një  mjedisi sa  më të favorshëm. Por a mund të themi se kopshtet publike  janë  krahasimisht njësoj me ato private?

Duke kërkuar gjithmonë  për më të mirën e fëmijëve familjet  në gjëndje të mirë ekonomike  preferojnë  kopshtet  private. Së pari, nuk ka mbipopullim  të fëmijëve si pasojë e pagesës mujore relativisht më të shtrenjtë, që bën të mundur realizimin cilësisht të programit. Së dyti, infrastruktura moderne, ekzistenca e hapësirave të veçanta për ushtrimin e talenteve të  tilla  si: baleti, muzika, oborre të hapura për lojëra zhvillimore dhe kushtet higjieno- sanitare dallojnë kopshtet private nga ato shtetërore, ku mungon investimi nga  pushteti vendor. Dhe akoma me keq është fakti  që kërkohet  lekë  nga  prindërit  për  të  investuar.

Baza  materiale e amortizuar, xhama  të thyer, ambjente  të  palyera, mungesa e  transportit, tualete  të  bllokuara  nga kanalizimet e ujërave të zeza, ekspozimi  ndaj infeksioneve, mungesë e ujit të pijshëm vënë në rrezik jetën e fëmijëve. Këto  janë  disa  arsye  që  i detyrojnë prindërit  të sakrifikojnë  për  një  përkujdesje më  të veçantë.

Ndonjëherë konkurrenca shërben pozitivisht në një rritje cilësore  të  kushteve  për të konkurruar  kopshtet  private. Pas viteve  ’90  në Shqipëri  hapja  e kopshteve  private  u pa si  një alternativë  zgjedhjeje, duke  paguar më shumë rritej kërkesa për shërbim më të mirë, ushqim, kushte moderne e staf  profesional.

 Eugen  Sholla