Author Archives: Erblin Vukaj

Në kërkim të vlerave historike – Vilat e Tiranës dhe transformimi i tyre.

Panorama e trishtë e disa prej shtëpive karakteristike tiranase, përballë vilave të transformuara në zyra, hotele apo lokale. Kjo është gjendja e cila po bënë që të humbasë trashëgimia historike e Tiranës. Një video e realizuar nga Alma Nikolli dhe Erblin Vukaj, në bashkëpunim me Ark. Elton Malon dhe Ark. Gejsu Selimin.  Continue reading

Advertisements

Legjenda e numrit 7, George Best thjesht më i miri!

George Best u lind më 22 maj 1946 në Belfast të Irlandës së Veriut. Ai u dashurua me futbollin që në moshë të vogël dhe filloi të shënonte golat e parë për skuadrën Cregagh Boy’s Club. Vëzhguesit e Manchester United, që nuk e nënvlersuan aspak nga shtati i shkurtër e fiziku i dobët që e karakterizonin 15 vjeçarin (1961) nga Belfasti, e vlerësuan talentin e George-it menjëherë. Të bindur për talentin e tij, Best u vu nën urdhrat dhe diktatin e të madhit Matt Busby, i cili do ta formonte plotësisht atë si lojtar. Busby, edhe për ndihmë të të mëdhenjve si Bobby Charlton e Denis Law, do të ndikonin që George Best me Manchester-in të shkruante historinë, historinë e fanellës me numrin 7-të, historinë e Manchesterit të Madh.
Continue reading

Rruga që të lë peshqesh shiu.

Sport pellgjesh

Sportiviteti i të përballurit me pellgjet e shiut.
Credits: Erblin Vukaj.
Location: Rruga Kadri Roshi përballë Qëndrës Tranzite Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Albtelekomit.

Një cikël prishjesh dhe ri-ndërtimesh, “Republika e Rrëmujës”.

Duke pasur parasysh kostot dhe risqet ligjore, ndërtimi i objekteve pa leje është një shpenzim shumë i madh, përveçse (mbi të gjitha) parash edhe shpenzim energjie. Shpenzim energjie për t’i ndërtuar, njëjtë sikurse për t’i shembur, aq më tepër me eksploziv.

Pra shpenzim për t’i ngritur e shpenzim për t’i shembur. Në të dyja rastet vendi ynë shpenzon energji, para, burime njerëzore, krah pune, territor të shfrytëzueshëm e të pa-shfrytëzueshëm, e mbi të gjitha shpenzon kohë. Në një kohë kur problemet, sidomos ato sociale, gëlojnë, ne rendim në vendnumëro pas shpenzimeve të pa-arsyeshme dhe pa-logjike, rendim pas ilegalitetit nën demagogjinë se në një të nesërme ilegalja jonë do të legalizohet. Ndaj kjo rendje bëhet garë në kohë fushate.

Zonë informale me objekte pa leje.

Continue reading