Author Archives: elsavorfi91

Qeveri e re , sfida te vjetra

Përballe sfondit te komplikuar politik, programeve, retorikës politike, problemet e qytetarëve duken sa të zakonshme aq edhe dramatike. Shqetësimi për ekonominë e punësimin,  humbja e besimit tek institucionet, ankthi mbi standartet demokratike etj. Shqetësimet e shqiptareve jane të shumta, por besoj se shqetësimi më i madh me të cilën ato përballen sot është kriza ekonomike, e fatkeqësisht perceptimi i tyre përputhet plotësisht me realitetin. Në një nivel më personal shqiptaret ndihen çdo ditë e më të pamjaftueshëm në lidhje me të ardhurat e tyre, varfërinë, mungesën e vëndeve të punës. Këto e shumë të tjera janë ato çka shqiptarët presin nga qeverisja e re.

Çfarë ndodh? Ndodh që qeveria e re tashmë ka në dorë një mandat të fortë, e gjithashtu  është shprehur se është e vetëdijshme se edhe pritshmëritë janë të larta. E kur shqiptarët pyeten mbi prioritetet e qeverisë së re, shqiptarët kanë si prioritet sigurisht zhvillimin ekonomik e krijimin e vëndeve të reja të punës. A ka ardhur koha që ta rikthejmë vëmëndjen nga prodhimi, punësimi përmes investimeve prodhuese, a ka ardhur koha që ta kthejmë kokën nga fshati, nga fshati i cili po varfërohet çdo ditë e më shumë?

Këto janë disa anë të cilat janë prekur nga programi qeverisësë, por sa të realizueshme janë, do të kemi mundësinë të shohim në vazhdim. Zhvillimi i industrisë së ndërtimit nga ana tjetër ka bërë që të vijnë drejt qytetit masa të mëdha njerëzish. Por tashmë është fakt që edhe industria ndërtuese ka ndjerë pasojat e krizës. Banoret nuk kanë para për të blerë sipërfaqet e ndërtuara. Kështu dyndja nga zonat e tyre periferike, heqja dorë nga këto zona prodhuese, sjell shtim të popullsise në zonat urbane, e shtim të papunësisë gjithashtu, duke pasuar kështu një reaksion zingjir të rrezikshëm.

 Çfarë pritet pra në kuadër të të sipërpërmëndurave? Strategjitë afatgjata të punësimit ka vënd të shihen nëpërmjet rivlerësimit të hapësirave periferike të vëndit, për të qënë më pranë natyrës, më pranë burimeve natyrore, më pranë qëndrave industrial. Dimë që pengesat janë të shumta, sidomos nga ajo pjesë e popullit që u cënohen interesat, por këto duhen kapërcyer. Qeveria e re ka dhënë shumë premtime, por a do të arrijmë vallë që pas disa vitesh të mos i ripërsërisim kërkesat e domosdoshme që kemi sot?

 Elsa Vorfi

Profesor, kjo eshte detyra e pare te cilen iua kam derguar si fillim me email, per arsye se nuk isha pjese e faqes se komunikimit interaktiv.

Link

Burgoja, ndeshkim apo crregullim i metejshem

<a href="” title=”Burgoja, ndeshkim apo crregullim i metejshem”>Burgoja, ndeshkim apo crregullim i metejshem

 

Burgosja, ndeshkim apo çrregullim i metejshëm?

Dy janë detyrat e mëdha të shoqërisë: Të parandalojë të keqen dhe të inkurajojë duke e shpërblyer të mirën. Pyetja që shtroj  është se si projektohet jeta e individit nëse kushtet sociale të komunikimit janë të kompromentuara, nëse skena ku do të shpaloset vetja  është mjedis që nuk e ke zgjedhur, por ta kanë imponuar sipas ritualeve të paracaktuara. Për të kuptuar këto është e nevojshme t’i drejtohemi institucioneve të mbyllura, aty ku individi qëndron i izoluar jashtë dëshirës. Karakteri izolues materializohet edhe në strukturën e ndërtimit të tyre, me mure, tela, dyer të sigurta që nuk lejojnë kontaktin me jashtë. Kemi të bëjmë kështu me karakteristika materiale të institucionit si një hapësirë e limituar që duhet të administrojë materialisht dhe shpirtërisht jetën e personave.

 Për tu ndalur në aspektet përmbajtësore:

Jemi te vetedijshem se jeta në institucionet e mbyllura në prani të shumë personave në një shkallë të theksuar kolektivizimi bie në kontrast me jetën familjare, ku ruhet anonimati. Në lidhje me sfidat e individit për të ruajtur përformancën e tij , në institucionet e mbyllura ai vihet përballë sfidave të mëdha. Institucioni vë kriteret e tij, imponon ritmin e vet. Ai humbet kontaktin me tendencat e reja kulturore, mungesa e së cilës dobëson aftësinë e tij përshtatëse. “Gjithcka brënda institucioneve merr kuptim në fakt duke e parë në perspektiven se cfarë ka jashtë tij, institucioni e di shumë mirë që nuk mund të zëvëndësojë apo të përmbushë kërkesat kulturore, thjesht përpiqet të ruajë një lloj ngjashmërie me mjedisin familjar  të të izoluarit”.

Çfarë ndodh në këto institucione? Ndodh shpronësimi nga sendet personale. Ai detyrohet t’i përulet autoritetit të stafit, t’i kërkojë leje për gjithçka, t’i thotë zotëri një personi që në kushte të tjera nuk do t’I drejtohej ashtu. Individi shpronësohet nga mënyra se si i  ndërtonte marrëdhëniet me të tjerët jashtë këtij institucioni. Problem tjetër është çështja e punësimit, si pjesë e pretendimit të autoriteteve për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e trashëguara nga jashtë. Çfare ndodh në boten e jashtme?  Në botën e jashtme relativizohet autoriteti i punëdhënësit, punonjësi paguhet mirë, të ardhurat e rij mund t’i shfrytëzojë në mënyrë të lirë. Ndërsa puna në mjediset e izolimit cilësohet si e parëndësishme për shoqërinë e paguhet pak. Individi humbet shumë nga vetëvlerësimi për shkak të turpërimit, poshtërimit që pëson në mjediset me monitorim të rreptë. Atij për arsye utilitare i cënohet “vetja e tij civile” që në momentin që i vihet barrier kontakti me botën e jashtme.

Dënimi i shoqërive të qytetëruara ka mbuluar njëkohësisht heqjen e lirisë dhe tronsformimin teknik të individit. Dhe për garantimin e suksesit të këtij operacioni sistemi i burgosjes vuri në përdorim tre skema të mëdha: skemën politico-morale të izolimit individual dhe të hierarkisë, modelin ekonomik të përqëndrimit të forcës në një punë të detyrueshme, modelin tekniko-mjekësor të shërimit e normalizimit. Ky themel i dyfishtë e bëri burgun të shfaqej si forma më e natyrshme e dënimeve. “Të gjithë i dimë problemet e shumta që paraqet burgu, e dimë se edhe kur nuk është I rrezikshëm, është prapë i padobishëm. E megjithatë nuk e shohim me se mund të zëvëndësohet. Burgu është zgjidhja e fëlliqtë,por nga e cila nuk heqim dorë.”

Përballen dy qëllime:

1.Mbarëvajtja e institucionit. 2.Shërimi e integrimi i individit të pushtuar nga sjellja kriminale. E si arrihet kjo? Për ironi konsiston që kjo arrihet nëpërmjet izolimit, qoftë të pjesshëm, qoftë absolut. E gjithashtu edhe nepermjet punes. Kjo per arsye se burgu kerkon te njihet si pushtet, jo vetem si autonomi administrative por edhe si zoteruese e nje pjese te sovranitetit ndeshkimor.  Ndoshta do te ishte me mire qe burgjet te shihen  si vendi i perfitimit ten je dije klinike mbi te denuarin, por kjo nuk do te thote që të dënuarit te trajtohen si njerëz të cilët nuk kanë asgjë për të humbur.

 

 

Image

Nga varferia, kulture e manget higjieno-sanitare

Foto prane 100 vitrinave, ish parku i autobusave.

Foto: Nga Elsa Vorfi

Image

Nga varferia, kulture e manget higjieno-sanitare.

Nga varferia, kulture e manget higjieno-sanitare.

Foto prane 100 vitrinave, ish parku i autobusave