Author Archives: Nikolli Alma

Zeri i heshtur qe u foli zemrave – Charlie Chaplin

http://http://www.youtube.com/watch?v=MzM3a0t01_c

Njerëzit le të lehin ,qentë se prishin gjumin.

1392971_651680204884971_1498042366_n

Trotuari ( i vështirë gjetshëm) i të pastreheve të rrugëve të Tiranës .

Qeveria e re dhe pritshmëritë.

Jetësimi i një qeverie të re, në thelb të saj përmban arsenalin e një shumice votuese që pritshmëritë i ka pozitive. Në shkallë vendi rezultati favorizues për një forcë të caktuar është tërthorazi tregues i një shprese popullore të deleguar prej pozitës së shkuar zhgënjyese drejt forcës qeverisëse së tanishme. Realiteti i ri politik ngërthen në vetvete dy akse: atë që e reja e ardhur do bëjë më ndryshe për mirë krahasimisht me të shkuarën dhe sa veprime politikisht të padrejta do i asimilojë si precedentë negativë të së shkuarës, për të ndërtuar relitetin vizionar që audienca pret.

Pritshmëritë pra, në një fare mënyre e ndajnë publikun në shpresues që nuk kanë ç’bëjnë tjetër veçse të shpresojnë, sado kritikisht apo racionalisht ta bëjnë këtë dhe në besues të kauzave programore të Rilindjes. Fushata, zgjedhjet dhe rezulatati konfiguruan të njësuar verdiktin. Popullit i’u premtua Rilindje, ata zgjodhën të besonin dhe tashmë presin për të.

A është i lexueshëm në audiencë impakti i hapave të para të qeverisë? Koha e shkurtër nuk lejon përcaktimin e një mendimi të konsoliduar, por sipërfaqësisht është krijuar një ide, e thënë kjo subjektivisht. Shqiptari i revoltuar ka nevojë të entuziasmohet nga ndryshimi që ndodh për pak ditë, nga e shëmtuara që bëhët e bukur aq sa shpejt, aq dhe dukshëm. Shqiptari i uritur fillimisht kerkon një ushqim të shpejtë, se nuk pret dot vaktin e gatuar sipas recetës apo dhe gotën shoqëruese të verës.

Krahas hedhjes së farës së ndryshimeve rrënjësore, akt ky që s’mund ti përshfaqë rezulatet në një fazë kaq të hershme, në rast se do japë rezultatet e kërkuara, janë vënë re theksueshëm ndryshimet estetike, nëse mund ti quajmë të tilla. Publiku po ndien frymën e të resë, qytetari teksa del nga spitali vë re se trotuari është i veti. Ndërkohë, ai shpreson që jo larg në kohë, teksa del nga dera e spitalit dhe ecën lirshëm në trotuar, të mos i duhet të mendojë borxhet e marra për ilaçet! Shpresojmë që e pritshmja të bëhet reale.

ALMA NIKOLLI