Author Archives: rozalblika

Dyshja e frikshme në Seria A

Dyshja e frikshme e Seria A by albisport

Studentet blejne dijen te pedagoget e tyre

Dija perhapet edhe me “pluherat” e rruges !

Biblioteka mund te gjendet edhe ne rruge ! Location: Rruga 5 maj Credits: Rozalb Lika

Biblioteka mund te gjendet edhe ne rruge !
Location: Rruga 5 maj
Credits: Rozalb Lika

Spektakli i shembjeve vazhdon …

C92B2EE0283FB85E1F6FB418A3171B4DNdërtimet pa leje të bëra gjatë viteve të fundit,janë një plagë e rëndë që kanë pushtuar vendin tonë. Kanë pushtuar hapësirat e gjelbërta, zonat pranë plazheve dhe hapësira të konsiderueshme parqesh. Ndërtimet pa leje, objektet që kanë leje, por që rezultojnë në shkelje të ligjit do të shemben. Ky është objektivi i shpallur i qeverisë, në funksion të të cilit janë bërë ndryshime në kompetencat e inspektoratit ndërtimor. Klasifikimi i lejes si e rregullt ose jo, verifikimi i kushteve teknike dhe përcaktimi se cila ndërtesë do të legalizohet dhe cila do të shembet, i janë lënë në kompetencë të plotë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK).Në këtë mënyrë, përqendrohet edhe pushteti për prishjen e ndërtimeve pa leje apo për ndërtimet që bien ndesh me interesat publike. Në fund të këtij procesi, ndërtimet që rezultojnë me apo pa leje dhe që bien ndesh me planin kombëtar, do të shemben. Shembja e ndërtimeve Kjo nismë vjen në një kohë kur janë kryer qindra apo mijëra ndërtime në kundërshtim me parimet e urbanistikës, jashtë planeve vendore dhe pranë zonave ku nuk lejohet ndërtimi. Në mbarë vendin janë me dhjetra e mijëra ndërtime pa leje, por çështja qëndron nëse këto shembje me apo pa eksplozivë, në Tiranë apo jashtë saj do të jenë në përputhje me ligjin. Pasi çdo njeri që ka derdhur djersën për vite me radhë në emigracion dhe ka kryer procedura të rregullta për ta ndërtuar nuk e meriton një ndëshkim të tillë. Dhe në fakt një problem shqetësues është se shembja e tyre me eksplozivë sa e dëmshme mund të jetë për zonat përreth këtyre ndërtimeve. Nëse ka familje, biznese që dëmtohen dhe a ka plane konkrete shpërblimi. Ndoshta kjo është një tjetër çështje që është ngritur apo do të ngrihet në ditët në vijim. Deri atëherë do të qëndrojmë të shohim një tjetër spektakël shembjesh.

— Rozalb Lika —