Author Archives: Suada B

Video

Mësimi i një profesioni..

Një histori e shkurtër mbi Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik, qendra 1, Tiranë 2014

Video

Tirana jonë e bukur..

Tirana Kulturore, nje kendveshtrim ndryshe i qytetit nepermjet veprave artistike dhe monumentale..

Image

Te ndash pasionin mes brezash! (pertej limiteve)

Te ndash pasionin mes brezash! (pertej limiteve)

Atehere kur duket se nuk ka me asnje shprese, pasioni ben mrekulli..
Photography: Suada Bajraktari
Location: Fushat Sportive prane Stadiumit “Selman Stermasi”

Kopshtet publike apo ato private: Kë duhet të zgjedhim?

Image

Kopshtet e fëmijëve janë një institucion edukimi dhe arsimimi, ku kultivohen dijet e para dhe merren bazat e sjelljes qytetare nga fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç. Për shkak të rolit dhe rëndësisë që luajnë në formimin e kësaj kategorie shoqërore, që është gjithnjë e në rritje, vëmendja që do duhej t’i kushtohej duhet të ishte shumë e madhe. E megjithatë faktet flasin ndryshe.

Aktualisht në Tiranë ka vetëm 40 kopshte shtetërore, ndërkohë që numri i fëmijëve që duhet të ndjekin edukimin parashkollor i kalon 20mijë fëmijë. Numri i reduktuar i këtyre ambjenteve nga 60 ekzistues në periudhën para viteve ’90 është një e dhënë kontradiktore me numrin gjithnjë në rritje të popullsisë në Tiranë. Gjithashtu kapaciteti dhe infrastruktura e kopshteve ekzistuese të kryeqytetit përveçse nuk e përballon të gjithë dendurinë e popullsisë që kërkon një shërbim të tillë, nuk ofron as kushte të standarteve moderne dhe aq më pak shërbim cilësor.
Kjo favorizon së tepërmi kopshtet private, të cilat janë shtuar shumë gjatë viteve të fundit, duke ofruar hapësira më të mëdha, ambjente dhe kushte më të mira për formimin e fëmijëve por me çmime gati të papërballueshme nga pjesa më e madhe e popullsisë. Duke krijuar kështu prindërve një dilemë mjaft shqetësuese: Zgjedhjen e një kopshti publik si më të përballueshëm nga ana financiare por me kushte që lënë për të dëshiruar dhe me mbingarkesë përtej normales apo zgjedhjen e një kopshti privat që ofron kushte shumë më të mira, por me çmime tejet të larta?
Ky udhëkryq duket se nuk ka marrë zgjidhje prej vitesh dhe dhe sot më shumë se kurrë krijon nevojën emergjente për ndërtimin e ambjenteve të reja dhe rikonstruktimin e atyre ekzistuese, me kërkesat dhe standartet e kohës për të projektuar një të ardhme europiane për brezat e ardhshëm.

S. Bajraktari