Author Archives: esenkagazetari

Video

Energji e kushtueshme

Video

Autizmi:Nje histori dashurie

“Tifozet” besnik te stadiumit

Parku Arkeologjik ne Amantia (rrenojat e stadiumit)

Parku Arkeologjik ne Amantia (rrenojat e stadiumit)

Të bjerë, të mos bjerë

                                                                                                              

Të bjerë, të mos bjerë.

Ndërtim me leje, ndërtim pa leje. Me titrol apo me matrapik.  Shembet pallati shumëkatësh në Vlorë. Priten aksione të tjera në të gjithë bregdetin dhe jo vetëm. Këto shprehje janë bërë tashmë klishe të politikanëve, të mediave dhe të gjithë publikëve.  Rasti i parë i  tentativës së prishjes me dinamit: “ Godina 5- katëshe te fakulteti Ekonomik”. Një aksion që tërhoqi vëmendjen  e të gjithve duke u shndërruar në një “show televiziv”. Duke qënë rasti i parë i një eksperimenti të tillë, sytë hapur katër për të parë sesi prishet një ndërtesë me dinamit. Nuk ishte “Discover Channel” por qeveria “Rama” që i shpërqëndron të gjithë duke u kujdesur për imazhin e tij. Po punohet për t’i kthyer vendit qetësinë territoriale.

Rasti i parë u konsiderua “i dështuar” në përdorimin e titrolit, sepse në ndihmë erdhi fadroma. Plasja e tritolit, edhe pse nuk ‘qëlloi’ e mbuloi zonën me një mjergull të errët dhe me disa gërmadha të cilat të japin idenë e një lufte. Edhe pse kanë kaluar gati dy javë vazhdon spastrimi i zonës.

Rasti i një ndërtese shumëkatëshe në bregdetin e Vlorës. Eksperimenti i parë shërbeu për të dytin. Pallati pranë bregdetit ra njëherësh dhe gërmadhat ranë në det duke mos prekur gjë përreth. Pamjet e rrëzimit të pallatit janë të ngjashme me pamjet  e botës që media na servirën rastin e parë. Derisa specialistët shqiptarë janë profesionistë për të përballuar prishje të tilla, pse jo të mos vazhdojnë edhe në qytete të tjera. Fshatrat, lagjet  dhe rrugët e qyteteve janë të mbushura me “parazitë” ndërtesash të cilat duhet t’jua lënë vendin hapsirave të lira dhe gjelbërimit.

Ndërtimet pa leje kanë mbirë si kërpudhat mbas shiut. Sa mirë do të ishte sikur ndërtimet pa leje të bëhen shembull sepse ligjet janë bërë për t’u respektuar, jo për t’u shkelur.  Derisa vendet perëndimore i përdorin metoda të tilla, pse jo të mos ketë dhe këtu aksione të tilla. Të ndërtosh duhen vite për të prishur mjafton një sekondë. Por frika qëndron diku tjetër mos po vihet në skenë vepra e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”?

Esenka Meleqi