Tag Archives: Rrëmuja e ndërtimeve

Një cikël prishjesh dhe ri-ndërtimesh, “Republika e Rrëmujës”.

Duke pasur parasysh kostot dhe risqet ligjore, ndërtimi i objekteve pa leje është një shpenzim shumë i madh, përveçse (mbi të gjitha) parash edhe shpenzim energjie. Shpenzim energjie për t’i ndërtuar, njëjtë sikurse për t’i shembur, aq më tepër me eksploziv.

Pra shpenzim për t’i ngritur e shpenzim për t’i shembur. Në të dyja rastet vendi ynë shpenzon energji, para, burime njerëzore, krah pune, territor të shfrytëzueshëm e të pa-shfrytëzueshëm, e mbi të gjitha shpenzon kohë. Në një kohë kur problemet, sidomos ato sociale, gëlojnë, ne rendim në vendnumëro pas shpenzimeve të pa-arsyeshme dhe pa-logjike, rendim pas ilegalitetit nën demagogjinë se në një të nesërme ilegalja jonë do të legalizohet. Ndaj kjo rendje bëhet garë në kohë fushate.

Zonë informale me objekte pa leje.

Continue reading

Advertisements