Author Archives: pamelaaliaj

Video

Dhuna ndaj grave ne Shqiperi

Dhuna ndaj grave, “perbindeshi” i familjeve shqiptare
Shqiperi 2013.Dhuna ne familje eshte nje nga plaget e vjetra me te renda e te pasherueshme ne shoqerine shqiptare. Rasti i grave te dhunuara rritet cdo dite e me shume.Kete vit ai ka arritur ne 53 për qind e grave shqiptare te cilat jetojnë nën një abuzim të vazhdueshëm , ndërsa dhuna ndaj tyre në familje është rritur nga 56 për qind pesë vjet më parë në rreth 60 për qind këtë vit. Nga studimi doli se mbi 80 për qind e dhunës ndaj grave fillon qysh në 3 vitet e para të martesës, dhe pjesa dërrmuese tregojnë për dhunë shumëvjeçare ndaj tyre, të cilën e fshehin po vetë nga frika dhe shpresa se gjendja mund të përmirësohet. Studimi zbuloi gjithashtu se nga afro 60 për qind e dhunës kundër grave vetëm 8 për qind e grave dhe vajzave të dhunuara kërkojnë ndihmë dhe denoncojnë në gjykata, ndërsa pjesa tjetër heshtin apo kërkojnë ndihmë nga të afërmit. Pjesa më e kërcënuar e grave nga dhuna, dy nga tre prej tyre, janë ato me arsim fillor, gratë që punojnë në shtëpi, gratë në zonat fshatare. Studimi zbuloi se madje se 3 nga 4 gra me leje lindje ndjehen të kërcënuara nga dhuna në familje.Nënat e intervistuara gjatë këtij studimi thanë se fëmijët e tyre ishin prekur nga dhuna në familje në 14 për qind të rasteve, në pjesën tjetër afro 85 për qind të rasteve fëmijët janë dëshmitarë të dhunës në familje dhe gjysma e tyre bie nga mësimet në shkollë për shkak të kësaj dhune. Gratë pohuan se 30 për qind fëmijëve jetojnë me frikë, 20 për qind janë plagosur gjatë dhunës në familje dhe një pjesë tjetër janë dërguar tek të afërmit për shkak të dhunës në familje. Të dhënat janë të frikshme dhe tregojnë se në familjen shqiptare gruaja nuk ka një vend të respektuar. Vitet e fundit, numri i denoncimeve të grave të dhunuara në familje është shumëfishuar: nga 822 në vitin 2008 në 2.526 në vitin 2012. Tiranë, 17 korrik 2013 – Në një javë, tri grave në Shqipëri u është marrë jeta nga burrat e tyre. Shifrat e dhunës në familje po rriten në mënyrë dramatike nga viti në vit. Nëse u referohesh statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të dhënat janë të frikshme, dhe tregojnë se në familjen shqiptare gruaja nuk ka një vend të respektuar.Më konkretisht, në vitin 2008, ka pasur 822 denoncime për dhunë në familje dhe për 377 prej tyre gjykata ka lëshuar një urdhër mbrojtje. Por vit pas viti numri i grave që u drejtohen autoriteteve të policisë për të denoncuar dhunën që ushtrohet mbi ta, brenda në familje, thuajse është trefishuar. Kështu në fund të vitit 2012, plot 2.526 gra kanë denoncuar në polici dhunën që ushtrohet ndaj tyre, ndërsa gjykata ka lëshuar plot 1.526 urdhra mbrojtje për ta.Dramatike janë edhe shifrat sa i përket humbjes së jetës së grave nga dhuna që është ushtruar mbi ta, nga një pjesëtar i familjes, që thuajse në të gjitha rastet ka qenë bashkëshorti ose ish bashkëshorti. Kështu viti 2012 është mbyllur me një bilanc prej 13 viktimash gra, nga dhuna në familje, ndërsa për vitin 2013, deri më sot, janë shënuar plot 11 viktima femra nga dhuna në familje. . Gjatë këtij viti janë denoncuar 1200 raste të dhunës në familje, 600 gra të dhunuara dhe 58 fëmijë nën moshën 18 vjeç. Policia deklaron për këto të dhëna 144 persona dhunues të arrestuar si dhe 1004 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë.
Sevim Arbana, kryetare e shoqatës në “Dobi të Gruas Shqiptare”, thotë se ka dy vite që ka shpërthyer një valë dhune e madhe kundër grave.Të tjerë mendojnë se duhen bërë ndryshime në mënyrën se si funksionon sistemi i mbrojtjes. “Ka ndryshime që duhen bërë edhe tek pjesa e urdhrit të mbrojtjes. E para, Urdhri i Mbrojtjes i menjëhershëm, qoftë 24 orë, qoftë 48 orë, e lë viktimën pa përkrahje për këtë pjesë kohore, e lë atë në mëshirë të fatit. E dyta, duhet përsosur edhe teknologjia për zbatimin e vërtetë të urdhrit të mbrojtjes. Nëse Gjykata e jep një vendim me shumë të drejtë, që dhunuesi duhet të rrijë 500 metra, 1 kilometër larg viktimës, varet nga rrezikshmëria që paraqet dhunuesi, policia e ka të pamundur ta kontrollojë se sa metra apo kilometra ndodhet vërtet larg dhunuesi nga viktima. Për hir të së vërtetës, kjo nuk është më një detyrë që i takon vetëm policisë sepse këtu tani të gjithë barrën ia kemi vënë policisë”, – shprehet Iris Luarasi, e “Linjës për Këshillimin e Grave dhe Vajzave”.
Ndërkohë që një tjetër fenomen që vihet re, është edhe fakti se një pjesë e grave i tërheqin denoncimet dhe në jo pak raste ata kanë rezultuar të kenë qenë edhe viktimat. Sipas atyre që merren me këtë problem kjo vjen kryesisht për arsye ekonomike, por edhe për shkak të mentalitetit. “Arsyet se përse viktimat tërhiqen nga paditë e tyre janë të shumta.
Mund të jenë arsye duke nisur që nga ato ekonomike, apo pjesa e presionit që kanë, qoftë nga familja e tyre e origjinës, qoftë edhe nga familja e dhunuesit. Në linjën e Këshillimit, kemi raste që gruaja futët në një strehëz, sepse familja e origjinës nuk është e gatshme ta mirëpresë atë bashkë me fëmijët”, thotë Luarasi.“Në kohën kur nuk ka reklama në media, ka 10 deri në 15 denoncime. Kur ka reklama pastaj numri është më i lartë. Kjo nuk tregon nivelin e dhunës, por tregon se sa të ndërgjegjësuar janë njerëzit. Pasi ekziston një numër i madh njerëzish që janë të pandërgjegjësuar. Gra që kanë frikë ta denoncojnë dhunën, sepse thonë çfarë do fitoj unë nëse e denoncova. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen. Pastaj ka edhe nga ata që janë mësuar me dhunë dhe mendojnë që kështu është mënyra se si duhet të jetojë njeriu. Është e nevojshme që të gjitha institucionet përgjegjëse të përmirësojnë shërbimet dhe masat mbrojtëse ndaj viktimave të kësaj dhune dhe veçanërisht të sigurojnë zbatimin e tyre. Pjesë e këtyre masave duhet të jetë pashmangshmërisht edhe suporti ekonomik për ato femra që kanë vullnetin të largohen nga një marrëdhënie abuzimi. Kjo vë nën presion edhe ligjbërësit që të mos e lënë më pas dore rregullimin e pozitës së viktimës në sistemin tonë ligjor, që të drejtat themelore të saj të respektohen si çdo qytetar tjetër në një vend demokratik. Por mbase më e rëndësishme nga të gjitha këto është që gjithsecili prej nesh të kuptojë dhe të ndiejë se çdo rast dhune familjare nuk është çështje që zgjidhet brenda mureve të shtëpisë ku ndodh dhuna, por është një problem që na përket të gjithëve dhe çdokush ka përgjegjësi për të.

Image

Kur opozita “ulet” ne kohen e ne vendin e gabuar..

Prishjet e ndertimeve pa leje, apo abuzive, duke perdorur lende plasese

 

Prishjet e ndertimeve pa leje, apo abuzive, duke perdorur lende plasese

 

Nje nga vendimet e marra nga qeveria e re e ardhur ne pushtet prej 15 shtatorit eshte edhe prishja e ndertimeve pa leje ne shume vende te Shqiperise kryesisht ato bregdetare apo edhe ne kryeqytet. Ne nje llogaritje te bere nga Ministria e Mjedisit jane verifikuar rreth 500 ndertime pa leje kryesisht te ndertuara ne zona rezervuaresh e peisazhesh natyrore qe duhen mbrojtur e jo mbuluar me beton. Keto objekte jane shperndare ne 54 zona te ndryshme te Shqiperise. Aksion nisi ne kryeqytet ku per shkaterrimin e nderteses  5 kateshe para fakultetit ekonomik u perdor lende plasese. Para aksionit  policia ka bere bllokimin e zones perreth duke nisur nga fakulteti e deri tek Disko Kalvin, kryesisht  gjithe rruga Gramoz Pashko. Kjo per te evituar tronditjen dhe ndonje incident te shkaktuar nga lenda plasese e perdorur. Nje veprim i tille u pasua edhe ne Vlore ku me anen e nje mase te caktuar tritoli u prish edhe ndertesa 7 kateshe ne Skele. Ky ndertim pa leje ishte ndertuar pikerisht ne zonen ku pritet te ndertohet shetitorja “Lungomare” duke filluar nga zona e Skeles e pergjate gjithe Ujit te ftohte. Ndertime te tilla te prishura me lende plasese jane pasuar me reagime te pronareve te ndertesave, kryesisht pronarit te nderteses 5 kateshe te shperthyer me 63 kg tritol ne Tirane. Ai nuk ka preferuar qe ndertesa te prishej qe nga themelet me lende plasese pasi sipas tij nje pjese e saj ka qene me leje kurse  vetem katet e siperme s’kane qene te legalizuar. Shperthimi me lende plasese i ketyre ndertesave eshte fillimi i nje maratone te gjate te prishjes se ndertesave pa leje ne gjithe Shqiperine. Lendet plasese jane menyra me e shpejte por me e papershtatshme te te prishurit te ndertesave pa leje  nderkohe qe  zonat perreth tyre jane te banuara dhe te populluara. Nje aksion i tille kerkon shume kujdes e ka nje pergjegjshmeri te larte ne evitimin e krijimit te incidenteve te pakendshme.