Author Archives: elisagjerani

Video

Detyre perfundimtare Fundvit ne Burgun e Grave

Festa e fundvitit pritet ndryshe ne burgun e grave. Disa lotojne per fatin e tyre te keq, qe festat i gjejne serisht duke pasur familjaret larg, te kufizuara nga te qenurit te lira. Disa te tjera qe lene pas nje pjese te konsiderueshme te viteve te denimit, mendojne se dita e daljes eshte gjithnje e me afer, deshira me e madhe eshte rifillimi i nje jete te re, me te gjithe veshtiresite e sfidat e nje ish te burgosure.
Irena Ziri eshte 47 vjec, e denuar me 23 vjet, nje nder me te vjetrat ne burgun 325 qe prej 14 vitesh shpreh brengen e madhe, femijet nuk vijne ta shohin as per festa.
Ky burg aktualisht ka 59 gra me akuza te ndryshme, duke filluar qe nga veprat e lehta e deri tek ato me denimet me te larta. Por secila prej tyre perditshmerine e kalon duke punuar edhe brenda ketij institucioni, 30 vjecarja Fatbardha Gjoni e denuar me 12 vjet burg, e cila kalon ditet duke ushtruar parukerine per grate e tjera me duart e saj te arta.
Secila shpreh pendim per ate cka ka bere, e me raste festash nuk duan kurrsesi te permendin gjera te trishtuara, por perkundrazi jane optimiste per te ardhmen qe i prêt jashte institucionit te burgut. Numerimi i diteve eshte bere rituali me i zakonshem per ti dhene shprese e krahe lirise.
Mirela Kasa ndihmon ne guzhine , ajo jep urimin per te gjitha grate qe ky vit ti gjej me te paqta, e te penduara per veprat e kryera e qe 2014 ti sjelli shendet e shprese.
Nje nder me te rejat qe eshte bere pjese e ketij institucioni eshte edhe Fisnike Hyseni, 21 vjecarja qe kohen me te madhe e kalon ne rropaqepsi, duke qepur jo vetem per vete por edhe per shoqet.
Historite e tyre jane te ndryshme, njera me e trishte se tjetra, por te gjitha i perfshin nje lajtmotiv, pendesa. Liljana Boro eshte 48 vjecarja qe ka ne supet e saj nje denim prej 25 vitesh.
Ditet e tyre jane monotone, me shpresen se e nesermja do te jete ndryshe. Count-Down eshte rraskapites per disa nga grate, ditet e takimit jane ato qe mezi priten, me zemra te thyera edhe ne keto dite te fundit te dhjetorit, lotet ne sy per vitet e denimit jane gjithnje te pranishme ne kete boshllek festiv qe ato ndjejne, larg femijeve, larg familjes e larg njerezve te dashur.

Video

Dokumentar: @ Elisa Gjerani

Ju uroj fundjave te mbare te gjitheve! Do te kisha nje kerkese modeste,fare te vogel! Me duhet ndihma juaj! 25 Vjec eshte nje dokumentar, financuar nga Fondacioni Soros, transmetuar ne Top Channel dhe qe eshte akoma ne konkurim. Do tju lutesha ti kushtoni pak nga koha juaj duke e pare! Me duhen sa me shume Views! @Elisa Gjerani. PS:Pse jo dhe komentet tuaja!

Video

Elisa Gjerani Detyra 3

Ajo éshté si gjithé vajzat e tjera por ndryshe nga ato, éshté né pérballje me njé sfidé qé pérçon né çdo deje té saj trishtim, dhimbje dhe ankth. Eshté vetém 25 vjeç. Néna e njé vajze katér vjeçare dhe gruaja e devotshme e njé burri té burgosur.
Shpesh here e ka pyetur veten pse até? E gjithé kjo situaté qé po kalon, kurré mé paré, asnjéheré té vetme né jetén e saj nuk i kishte shkuar ndérménd.
Bashkéshorti i saj né gjaknxehtési e sipér vret diké dhe dénimi i tij, shkon nga 10-20 vjet burg. Gjashté vitet e martesés sé tyre ajo i kujton né çdo çast té jetés, madje me lot né sy, gérmon pas né kohé, nxjerr nga sirtarét foto dhe duket se e gjitha kjo kthehet né forcé né syté e saj. Ka njé histori té trishté, ajo ndjehet e rrénuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Gerta: Té thuash shumé keq, éshtè pak. Jashtézakonisht keq. S’ka fjalé qé t’a pérshkruaj se si ndjehem. E rrénuar nga té gjitha anét fizike dhe psikologjike. Né fillim nuk e kuptova, domethéné isha komplet jashté késaj bote. Nuk mé dukej sikur po mé ndodhte mua. Ishte thjesht ideja qé do té dorézohej, se ishte pér té mirén e tij, né rradhé té paré. Do té thoté té jesh veté burré e veté grua, té marrésh pérsipér té gjitha veté, té harrosh veten dhe té kujdesesh pér té tjerét. E vetmja gjé qé ka paré me syté e saj ka qéné qé éshté tronditur, kur ka ardhur policia né shtèpiné e prindérve té mi me armé, dhe qé ka paré veten kur kontrollohej nga policét kur vinte takonte té atin.

Pérditshméria e saj éshté monotone por e lidhur ngushtésisht me telefonin, fundja ai mbetet i vetmi mjet komunikimi midis dy botéve té tyre, asaj té jashtme e asaj té izoluar. ‘’Kujdesu pér veten’’ , kéto fjalé ajo i mban gjithnjé né méndje dhe loton, loton pa fund, pér burrin e saj, pér babain e vajzés qé shikon qiellin né mijéra copa nga qelia e tij. E ajo nuk harron kurré qé né méngjes dhe né mbrémje té puthi unazén martesore pér ta sjell até mé afér, edhe pse jo fizikisht,

Gerta: Zgjohem né mengjes, gjéja e paré éshté telefonata e burrit qé mé merr. Béhem gati pér puné. Gjithé ditén puné. Dal né darke nga puna. Shkoj né shtépi, ha dhe fle. Kjo éshté dita ime. Nga dita qé béj takimin e paré, béj planet pér takimin tjetér se çfaré duhet t’i çoj, se çfaré mund t’i duhet, se çfaré duhet t’i them, derisa futem tek dera e pastaj i harroj té gjitha. Futem brenda me idené se kam pér t’i béré shumé pyetje, kam pér t’i théné shumé gjéra, sa hyj brenda çuditérisht i harroj.
Prisja shumé diskriminim nga shoqéria, nga njerézit qé mé rrethojné mua, kam komplet té kundértén.
Kurajo mé jep shumé. ‘’Béhu e forté, do kaloj shumé.’’ Ka edhe ato rastet kur ai thoté: ‘’S’ke pse rri ti me mua! Uné do jem pér njé kohé té gjaté, je e re, shih jetén ténde.’’ Fakti, qé ai t’i thoté kéto gjéra té bén té béhesh mé e forté.
Uné mbi até nuk vé asgjé, edhe nuk vé asgjé.

Hapat e saj jané té heshtura e pajeté, me frikén brenda vetes pér té nesérmen. Pyetjet qé e mundojné jané té shumta, megjithése ajo e di qé do té jeté e véshtiré e gjitha kjo, nuk ka ndérmend té dorézohet. Vajza dhe bashkéshorti i saj kané nevojé pér té, sot mé shumé se kurré.