Video

Detyre perfundimtare Fundvit ne Burgun e Grave

Festa e fundvitit pritet ndryshe ne burgun e grave. Disa lotojne per fatin e tyre te keq, qe festat i gjejne serisht duke pasur familjaret larg, te kufizuara nga te qenurit te lira. Disa te tjera qe lene pas nje pjese te konsiderueshme te viteve te denimit, mendojne se dita e daljes eshte gjithnje e me afer, deshira me e madhe eshte rifillimi i nje jete te re, me te gjithe veshtiresite e sfidat e nje ish te burgosure.
Irena Ziri eshte 47 vjec, e denuar me 23 vjet, nje nder me te vjetrat ne burgun 325 qe prej 14 vitesh shpreh brengen e madhe, femijet nuk vijne ta shohin as per festa.
Ky burg aktualisht ka 59 gra me akuza te ndryshme, duke filluar qe nga veprat e lehta e deri tek ato me denimet me te larta. Por secila prej tyre perditshmerine e kalon duke punuar edhe brenda ketij institucioni, 30 vjecarja Fatbardha Gjoni e denuar me 12 vjet burg, e cila kalon ditet duke ushtruar parukerine per grate e tjera me duart e saj te arta.
Secila shpreh pendim per ate cka ka bere, e me raste festash nuk duan kurrsesi te permendin gjera te trishtuara, por perkundrazi jane optimiste per te ardhmen qe i prêt jashte institucionit te burgut. Numerimi i diteve eshte bere rituali me i zakonshem per ti dhene shprese e krahe lirise.
Mirela Kasa ndihmon ne guzhine , ajo jep urimin per te gjitha grate qe ky vit ti gjej me te paqta, e te penduara per veprat e kryera e qe 2014 ti sjelli shendet e shprese.
Nje nder me te rejat qe eshte bere pjese e ketij institucioni eshte edhe Fisnike Hyseni, 21 vjecarja qe kohen me te madhe e kalon ne rropaqepsi, duke qepur jo vetem per vete por edhe per shoqet.
Historite e tyre jane te ndryshme, njera me e trishte se tjetra, por te gjitha i perfshin nje lajtmotiv, pendesa. Liljana Boro eshte 48 vjecarja qe ka ne supet e saj nje denim prej 25 vitesh.
Ditet e tyre jane monotone, me shpresen se e nesermja do te jete ndryshe. Count-Down eshte rraskapites per disa nga grate, ditet e takimit jane ato qe mezi priten, me zemra te thyera edhe ne keto dite te fundit te dhjetorit, lotet ne sy per vitet e denimit jane gjithnje te pranishme ne kete boshllek festiv qe ato ndjejne, larg femijeve, larg familjes e larg njerezve te dashur.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s