Qeveria e re dhe pritshmerite !!

 Me 23 qershor, shqipëtarët votuan masivisht, dhe rrjedhimisht numri i mandeteve ishte i madh për Aleancën për Shqipërinë Europiane  udhëhequr nga  Partia Socilaiste dhe në bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por, lind pyetja se ku kishte “çaluar” qeverisja e mëparshme? Çfarë “shijesh” la ajo te njerëzit, që të ndodhte ajo që ndodhi, një rotacion i fuqishëm? Ndoshta ata ishin të lodhur nga qeverisja “vetjake” e asaj qeverie, të zhgënjyer nga premtimet që nuk u panë kurrë të realizuara.

Kështu erdhi në pushtet një qeveri e re, një qeveri premtuese, një qeveri  “shpresëdhenëse”.  Ashtu sikur edhe votat ishin të shumta për këtë qeveri, rrjedhimisht dhe pritshmëritë janë të larta. Ardhja në pushtet e kësaj qeverie pasqyron ndjeshëm një optimizëm gjithnjë e në rritje të njerëzve.

Shenjat e para të qeverisjes janë shumë pozitive. Vendime të rëndësishme janë marrë, si lirimi  I ambjenteve spitalore, mbyllja e lojërave të fatit, prishja e ndërtimeve pa leje, etj.

A duhet të ekzistojë skepticizmi ynë për mënyrën se si do të qeveriset  në vazhdim  vendi nga kjo qeveri apo është ende herët për të folur për këtë ? A do  t’i legjitimojnë veprimet  politike   pritshmëritë e  audiences? Kjo mbetet për t’u parë në ditët, muajt në vijim…

 Arjeta Toma

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s