Video

Mallkimi i orëve të numëruara . Erion Delvina .

Cfarë e justifikon vetminë e Kullës së Sahatit , simbolit në gjenezë të Tiranës së pardjeshme dhe djeshme, por jo të sotme ? Asgjë . Ajo ka vetëm fuqinë e të mallkuarit të qendrës së kombit : E destinuar për të mos pasur kurrë histori .

Historia e qendrave të qyteteve është e lidhur ngushtësisht me godinat simbol të tyre . Në qytetet që ndodh kështu , kujtesa kolektive ruhet shëndetshëm. Sheshet , në kohë, janë ngritur, strukturuar apo ristrukturuar pranë këtyre godinave duke pasur si objektiv primar rrezatimin dhe pasqyrimin si një pikë lidhje me historinë apo ngjarjen historike që shenjojnë . Selaniku , Athina, Beogradi , Shkupi pak më pak , pse jo Prishtina dhe Prizreni ruajnë të njëjtën logjikë ndërtimi . Tirana, fatëkeqësisht jo .

Bashkia e Tiranës dhe një ndër universitetet më të mëdha në vend mbajnë në logon e tyre institucionale, Kullën e Sahatit . Veçse, Kulla e Sahatit kërkon një kalibrim vendodhje e pozicioni për t’u kundruar e tëra, e pacënuar . Ndonjehere, me shpesh njerezit e njohin permes bombardimit mediatik te universitetit ne fjale apo konferencave per shtyp te Bahskise Tirane, sesa nga levizjet qe u duhet te bejne ne qendren e qytetit . Trupi I saj është vështirësisht I kapshëm nga syri dhe po aq vështirë I tretshëm nga shqisat e kënaqësisë . Simboli I Tiranës së vjetër , nuk duket gjetkë në Tiranën e re. Kur duket , duket keq ose e paplotë .

Ditët e fundit , në kuadër të një politike qendrore të rirregullimit të territorit kombëtar, ekranet e mediave I dominon një vale prishjesh massive ndërtimesh pa leje . Transmetimi dhe ritransmetimi I rrezimit spektakolar te tyre , ne fakt, perveç kërshërisë së fillimit me shembjen e godines prane F.Ekonomik ,le nje shije te keqe . Por godinat kane shpirt , edhe pse ne vetvete nuk udhehiqen prej tij . Nuk udhehiqen, sepse nuk jane te levizshme . Vetem se ne ngurtesine e tyre , gjendet shpirti I levizes I ideatorit , I konstruktorit deri edhe I gjithe levizjeve te bleresit per ti mundesuar vetes sigurimin e nje apartamenti ne te. Te kuptohemi , po flasim per godina tre ose kater vjecare.

Kulla e Sahatit shenon vitin 1822 si fillese te saj . Ne te mbartet shpirti dhe levizja e Tiranes se 3 shekujve . Disa sisteme te percjella si zonje shtepie . Per turkoshaket Kulla e Sahatit ishte Venecia e vogel ne qendren e Tiranes ne rritje . Te vogla e kokeulura shtoheshin rreth saj avllite e tiranasve te vjeter . Per mbreterine Kulla e Sahatit ishte perendimi qe aq shume donte ti trumbetonte popullates . Per komunizmin Kulla e Sahatit duhej mbuluar … Ndersa ne tranzicion , Kulla e Sahatit duhej harruar e mbuluar bashke me Tiranen e vjeter .

Nese godinat kane shpirt , Kulla e Sahatit falet cdo dite ne xhamine e Hetem Beut ne krah me shpirt te lenduar . Ky lendim duket se kahera eshte shendrruar ne mallkim per qendren e qytetit . Qendra e kombit, sheshi Skenderbej , nuk ka mundur kurre te bej histori .

As ne kohen e pushtimit osman apo çlirimit prej tyre , as në kohen e perplasjeve fanolisto-zogiste, as gjate periudhes se clirimit , as gjate shembjes se regjimit komunist . Pervecse me gjurme pushtuesisht , nder te cilat edhe vet godina e bashkise, apo me gjurme regjimesh cnjerezore, si godina e stermadhe e Pallatit te Kultures apo Hotel Tirana, kjo qender nuk u bekua kurre me gjurme historie . Asnje kryengritje si simbol lirie e qytetarit tiranas ne te . Kjo e ben sheshin qendror unikal ne rajon . E marredhenia e keqe me historine vjen si mallkim I Kulles Se Sahatit , ambasadores nderlidhese me 3 shekujt e shkuar te historise se saj .

Nese shqiptaret hyjne ne qendren e kombit permes rruges se Kavajes , shohin si kali I Skenderbeut e shkelmon me kembe ato pak krye qe kulles I duken permbi godinen e pushtuesit qe sherben si Bashki . Nese vijne nga bulevardi qendror , syri me shpejt shkon te nje gur shahu qe pritet ta haje ushtarin Kulle bashke me kalin e Skenderbeut . Nese vijne nga Treni , perbindeshi 15katesh e mbulon . Nga pozicionet qe duket…Duket pak , trupi I saj eshte I mbuluar . Vetem ne dyert e saj, per shume vite te kycura, mund ta kundrosh te plote .

Dikur, Kulla shihte si ne pellembe te dores gjithe shperndarjen e qytetit . Godinat e pushtuesit e respektuan madheshtine e saj duke mos e kapercyer ne metra. Ne rregullimin e bulevardit te madh nga arkitektet Italian , Kulla, ne njefare menyre, e ruajti qoshene e saj te nderit. Vecse…periudha post komuniste dhe pas saj, nuk ia rikthyen kurre ate vend ne tyrezen qendrore te qytetit . Duket se shume kishin per ti fshehur asaj…Zhberja urbanistike e Tiranes ka ecur paralel me zhberjen e funksionit simbolik te Kulles se Sahatit .

Mallkimi I saj ndjek . Godina te tera I kane hyre debateve te mundesise per shembje ose jo , qendra vet eshte arnuar disa here, here si pelene, here si zgjerim I pakuptimte, bari perreth Skenderbeut ka marr here trajten e nje bari ferme ku vecse kalit te uritur mund ti sherbeje, here si balte per derrat . Projekte italiane, franceze apo gjtihefarekombesie jane hedhur e rihedhur poshte sit e papershtatshem ne minute te fundit.

QENDRA NUK GJEN KARAR .

Fuqia e mallkimit qendron te kulla me sahat. Duket sikur perjetesisht per nga menyra si u ngrit , qendra e Tiranes do te jete me SAHAT TE NUMERUAR.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s