Video

Treni Tiranë-Durrës

Në Europe dhe kryesisht në vendet e zhvillluara treni përbën një ndër mjetet kryesore të udhëtimit por në Shqipëri ky transport ka mbetur në stadin e viteve 90 dhe kryesisht është një brez i tërë i këtyre viteve i cili thuajse nuk ka udhëtuar kurrë me tren.
Treni i linjës Tiranë-Durres në të cilin udhëtojnë shumë pak persona ka përfunduar me pak vagonë. Është një pakicë shumë e vogël pasagjeresh që kryesisht për cështje financash zgjedhin të udhëtojnë me këtë mjet të mbetur në harrese.

Inxhinieri Aqif Sena 10 vjet i punësuar në hekurudhat shqiptare dhe Vjollca Dervishi, faturino, na tregojnë për situatën e trenave sot. ka pasur probleme se pari infrasktura ose linja është me probleme se dyti si rezultat i dyndjes e njërzëve në afërsi, të ndërtuar banesa ka krijuar shqetësimi duke bëri mbi shnat të kalojnë auto gjë e cila e vështirson punën dhe aktivitetin, aksidentet nuk vijnë si rëzultat e hekurudhes por vijnë si rezultat e kalesave të paligjshme për të cilën njërzit penetrojnë përgjatë. Ne nuk shkojmë në rrugën e këmbësorit, nuk shkojmë në rrugën e autos treni ecëm mbi shinat e veta, pra auto kushdo qoftë vjen tek shina dhe pikërisht aty ka edhe aksidente”.

Fatorinoja Vjollca Dervishi
“Udhëtarët pothuasje kanë ikur të gjithë nga periudha e verës dhe dimrit ka pak ndryshime por jo sic ka qënë në periudhën e mëparshme, cdo gjë është drejt përfundimit”.
I ndërtuar kryesisht me punë vullnetare, në kohën e diktaturës, transporti hekurudhor jo vetëm që mbështetej nga një propagandë e fuqishme, por edhe ishte më popullori mes shqiptarëve për dekada me radhë. Megjithatë, shpejtësia e ulët dhe mungesa e konfortit, për shkak të mungesës së theksuar të investimeve, kanë bërë që sot për sot, numri i atyre personave që përdorin trenin për të udhëtuar të jetë i reduktuar në mënyrë drastike. Midis atyre që shumë pak ose aspak kanë frekuentuar trenin, janë të rinjtë, ai brez i lindur pas viteve ’90.

Suela studente e drejtësisë në UT tregon për eksperiecën e parë në trenat shqiptarë.
“Është hera e parë që udhetoj me tren, faktikisht e provuam si eksperienc për të provuar ndesin e të udhëtuarit me tren dhe kushtet e tij por edhe bileta ishte me e ulur ne krahasim me mjetet e tjera të transortit.. Nuk më duken kushte të përshtashme, nuk ka shenja paralajmeruese edhe ne stacion nuk ka vija të verdha ku nuk duhen të afrohen udhetarët , infrasktuktura shumë e vjetëruar”
Kanë mbetur shumë pak nga linja hekurudhore të dikurshme janë po të njëjtat shina vagone që zvë tek tuk por ato që nuk kanë dezertuar ende jane stafi i vjeter i trenit një ndër tyre është edhe Aksie Jaupaj.

“Dikur treni ishte një mjet udhëtimi dhe të gjithë njërzit udhëtnin me tren. Tani duket sikur treni nuk egziston. Pothuasje shumica e të rinjve që ishin atëherë me detyra në verilindje, veri udhetonin pothuasje cdo jave me tren. Inxhinjiera, ekonomista, të gjithe llojet e profesioneve, salutoheshin në mënyra të ndryshme jeta kishte nocione te tjera”
Pavëmendja e të rinjve për këtë mjet transporti duket edhe në këto grafite
ku vagonat e trenit shihen e përdoren si suport për të shprehur talentin e tyre. Askush nuk merr asnjë masë sepse ky lloj transporti duket se është harruar jo vetëm nga qytetarët por edhe nga organet përgjegjëse.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s