Legjenda e numrit 7, George Best thjesht më i miri!

George Best u lind më 22 maj 1946 në Belfast të Irlandës së Veriut. Ai u dashurua me futbollin që në moshë të vogël dhe filloi të shënonte golat e parë për skuadrën Cregagh Boy’s Club. Vëzhguesit e Manchester United, që nuk e nënvlersuan aspak nga shtati i shkurtër e fiziku i dobët që e karakterizonin 15 vjeçarin (1961) nga Belfasti, e vlerësuan talentin e George-it menjëherë. Të bindur për talentin e tij, Best u vu nën urdhrat dhe diktatin e të madhit Matt Busby, i cili do ta formonte plotësisht atë si lojtar. Busby, edhe për ndihmë të të mëdhenjve si Bobby Charlton e Denis Law, do të ndikonin që George Best me Manchester-in të shkruante historinë, historinë e fanellës me numrin 7-të, historinë e Manchesterit të Madh.
Shtatë vite më vonë, kur George-i, ishte 21 vjeç, duke fituar Kupën e Kampinëve në, finalen kundrejt Benfikës së Eusebios (ku Besti do të shënonte në fitoren madhështore 4-1), djajtë e kuq hynë në histori. Ishte viti 68′, dhe do të ishte viti kur ai do të fitonte Topin e Artë. Ky do të ishte dhe kulmi i karrierës së tij.

Best e dashuronte t’i surprizonte të tjerët, kritikët, e veçanërisht femrat. Një herë ndodhi që në aeoroport, në kthimin pas një ndeshje, ai të prezantohej me një sombrero në kokë. Fanset e tij, që po e prisnin në terminal, u ekzaltuan. Që nga ky moment ai do të lakohej përherë e më shpesh për jetën e shfrenuar që do të bënte dhe gjithnjë e më pak për futbollin që luante. Best bëhet i pari futbollist që shfaqet në një reklamë promocionale dhe sa hap e mbyll sytë bëhet një idhull dhe përfaqësues i modës. Aq saqë të quhej një “Ikonë Popi” apo si “I 5-sti i Beatles-ave”, ( Do të quhej kështu sepse nga do që do të ishin Beatles do të ishte dhe Best, por edhe sepse bateristi i parë i grupit, Piter, e kishte mbiemrin Best dhe supozohej sikur ai kishte lidhje me të).

Pas periudhës së ngjitjes së shpejtë (dhe të kulmit), për Bestin do të vinte një peridhë zbritje po aq e shpejtë, që do ta shkatërronte atë njëherë si lojtar, e më pas si njeri. Problemet për të do të fillonin me vartësinë ndaj alkoolit, me pasionin e tij për jetën e natës, me “dobësinë” ndaj femrave, probleme që më pas do të ndikonin dhe në disiplinën sportive. Ai shumë shpejtë filloi të mungonte rregullisht në stërvitje dhe për këtë gjë do debatonte ashpër me tranjerin Tommy Docherty. Kështu, në moshën 28 vjeçare, erdhi largimi nga United dhe për Geroge Bestin nuk do të kishte më shkëlqim.

Ai u largua nga Anglia drejt Amerikës ku luajti për skuadrën e San Jose Earthquakes (San Hoze Erthkuejks). Me këtë skuadër ai do shënonte dhe golin më të bukur të karrierës së tij duke tribluar të gjithë kundërshtarët në zonën e rreptësisë e më pas duke shënuar me të majtën.

Best nuk kishte, e nuk do të ketë, si të harrohet nga anglezët. Ishte viti 1971, zhvillohej ndeshja midis Irlandës së Veriut dhe Anglisë. Windsor Park, Belfast, Besti, me këmbë i rrëmben topin portierit Gordon Banks, një mit i tifozerisë angleze e sidomos Liverpoolit, duke e kaluar me shpejtësi e duke shënuar një gol shumë përbuzës për anglezët. Përballë një loje të pa-parë ndonjëherë tifozët vorio-irlandez do të kalonin në delirë pavarsisht se goli do anulohej. Best do të shtonte një kritikë më shumë në karrierën e tij por do të ngulitej akoma më shumë në faqet e Historisë së futbollit si dhe në kujtesat e tifozëve të tij.

Në vitin 1984, pasi la futbollin, qëndroi në vëmendjen e mediave për shkak të “marrëdhënieve të këqija” me alkoolin. Pas më shumë se një dhjetëvjeçari midis problemeve familjare, ndarjes me gruan dhe problemeve me alkoolin, do të vinte data 3 Tetor 2005, ku ai do të shtrohej në një klinikë për probleme respiratore. Best kishte kaluar shumë, madje edhe një transplant të mëlçisë, por kësaj radhe ai nuk do t’ia dilte mbanë dhe do të shuhej si një yll në qiell të hapur.

Më 25 nëntor 2005 tabloidi anglez News of the World (sipas dëshirës së fundit të “Djaloshit nga Belfasti”) do të publikonte një foto që tregonte Geroge Bestin në orët e fundit të jetës, bashkë me të dhe fjalët e tij të fundit: Don’t dielike me! (Mos vdisni si unë!). I madhi “Numri 7″ urdhëronte të gjithë të rinjtë që të mos lejonin që ashtu siç i kishte ndodhur atij, alkooli t’u rrëmbente talentin, aftësitë e bashkë me to dhe paratë, familjen e në fund jetën.

Best do të mbahet mend për talentin e madh, golat, gjakftohtësinë në lojë, ikjet e shpejta si dhe triblimet tejët të veçanta të tij. Numri 7 do t’u jepej vetëm talenteve të mëdha ashti siç Best.

George u përfshi si i 8-ti në listën e 100 lojtarëve më të mëdhenj të shekullit XX, si dhe në listën e 125 më të mëdhenjve të të gjitha kohërave (listë e përpiluar nga Pele). Në karrierën e tij, zhvilloi 706 ndeshje në të cilat shënoi 256 gola. Në vitin 1968 mori çmimin lojtari i vitit, nga gazetarët sportiv. Po në atë vit fitoi topin e artë, ndërsa në vitin 1971, vit në të cilin këtë trofe e fitoi Johan Krojf, Best zuri vendin e 3-të, pas Alesandro Macolas. Në karrierën e tij nuk fitoi shumë trofe, por shumë  zemra, zemra sportdashësish që do ta mbajnë mend gjithmonë si George Best, Thjesht më i Miri.

Advertisements

2 responses to “Legjenda e numrit 7, George Best thjesht më i miri!

  1. He me ke fillu hedh detyrat e 1 muaji me vone eee 😛

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s