Qeveri me shpatë në dorë . . .

wordpresiÇdo qeveri e re, e ka të lartë pritshmërinë për të, që në ditët e para të vendimarrjes. Kjo qeveri e ka nisur me “shpatë në dorë” qeverisjen e vendit. Po a do të vazhdojë gjatë?

Jo më fotografia e kreut të shtetit në institucionet shtetërore. Jo më plehra, jo më polici të korruptuar rrugore, jo më lojra fati dhe tritol ndaj ndërtimeve pa leje. Këto kanë qenë veprimet e para dhe vendimet e para të marra nga qeveria e re. Tre vendimet e para të kësaj qeverie, vendosja e një kodi etike, ndalimi i importit të plehrave, dhe heqja e fotografisë së Presidentit të Republikës në institucionet shtetërore, krijuan jo pak debat në sferën politike, ku edhe opozta aktuale, pas kësaj mbledhjeje filloi aksionin e saj opizitar.

A ishin këto vendimet e duhura?

Nuk ndaloi me kaq! Policia e shtetit ka ndërmarrë një sërë aksionesh “të bujshme”. Së pari, ministri i ri i mbrojtjes shkarkon rreth 80 efekivë të policisë rrugore të Tiranës. Ditë më vonë, një aksion policor sekuestron një numër të madh veprash me vlerë kulturore të grabitura në institucionet e kulturës Shqiptare. Aksioni tjetër, më i madhi në vend sipas drejtuesve të policisë së shtetit, u bë duke përfshirë rreth 6000 efektivë policorë për mbylljen e të gjitha sallave të paligjshme të lojrave të fatit.

Pa u zbehur akoma jehona e mbylljes së lojrave të fatit, policia rrethon një ndërtesë të paligjshme pranë Fakultetit Ekonomik, dhe forcat xheniere bëjnë shembjen e saj me lëndë plasëse. I njëjti veprim, me një shkallë saktësie më të lartë ndodh edhe në qytetin e Vlorës. Këtë herë jo më pesë katëshe, por shtatë katëshe ishte ndërtesa e cila u rrafshua nga kilogramë të tërë më lëndë plasëse.

Sa të drejta janë këto veprime? A janë të duhurat e një qeverie të re?

Një shtet vendoset nga ligje të mira dhe zbatimi korrekt i tij. Kjo qeveri duket se ka ardhur me një shpatë të madhe në dorë, për të ndëshkuar të kundraligjshmen, krimin dhe të padrejtwn. Ajo që është me interes, mendoj se do të jetë jetëgjatësia e veprimit strikt të kësaj qeverie.

Le të shpresojmë që tehu i prehur i shpatës së ligjit dhe qeverisjes ligjore, të mbetet i mprehur dhe i ashpër ndaj shkelësve të ligjit deri në ditën e zgjedhjeve të ardhshme pas katër viteve…

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s