Detyrë me temë: Qeveria e re dhe pritshmëritë

Përgatiti: Qani Sulku

Gjatë fushatës parazgjedhore të këtij viti, qeveria e re, e cila ndodhet në pushtet, në këmbim të votës përcolli premtime të shumta në të mirë të popullit në fusha të ndryshme si: ulja e taksave, legalizimi i banesave, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ulja e papunësisë etj. Por a ishin pikërisht këto pritshmëri të cilat u realizuan, apo që u punua për realizimin e tyre gjatë dy mujorit të parë të punës së qeverisë së re?

Ajo që kemi vënë re gjatë kësaj kohe është një fshesë e madhe në të gjitha instancat shtetërore në mbarë vendin. Këtu përmendim shkarkimin e të gjithë krerëve të qarqeve të policisë, shkarkimin nga puna të të gjithë drejtorëve të drejtorive arsimore, largimin nga puna të qindra mësuesve. Arsyet e këtyre shkarkimeve dhe të të shumë të tjerëve, a janë bërë për shkak të prirjeve politike, apo për shkak të abuzimit të individëve të ndryshëm. Kjo mbetet për t’u analizuar.

Të gjithë ata që presin t’u legalizohen banesat e tyre, tashmë u ka hyrë frika, pasi ka nisur një furtunë e madhe shembje banesash në mbarë vendin, të cilat për shkak se shkatërrohen nëpërmjet lëndëve plasëse dhe pa shumë profesionalizëm kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe tek banesat e ndodhura përreth banesave të shembura. Pyetja që mund të bëjmë është: banesat e ndërtuara pa leje do legalizohen apo do shemben? Cili ishte premtimi i qeverisë së tanishme përpara se të vinte në pushtet?

Qeveria premtoi se do të rriste numrin e të punësuarve, dhe atë sipas meritës dhe konkurrimit profesional. Numri i të papunëve është zvogëluar apo është rritur kohët e fundit? Qeveria e re më shumë ka punësuar apo ka hequr nga puna? Ato që janë punësuar në bazë të cilit parim janë pranuar në punë?

A ishin pikërisht këto pritshmëri nga qeveria e re,  apo ende është herët pasi kanë kaluar vetëm dy muaj. Gjithsesi, ajo që na mbetet neve është vetëm të presim, megjithëse fshati që duket nuk do kallauz dhe dita e mire apo e keqe duket që me mëngjes.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s