Tritol apo fadromë…?!

pallatiPas tritolit…me fadroma. Ky ishte titulli që qarkullonte në median shqiptare njëditë pas shembjes së ndërtesës pranë Fakultetit Ekonomik. Mungesa e eksperiencës në të tilla aksione bëri që ngjarja të  shndërrohej në një “show” që transmetohej live nga çdo kanal informative. Të gjithë ishin sy e veshë për të parë se çfarë do të ndodhte, ndërsa rrjetet sociale atë ditë komentet dhe postimet ishin për këtë çështje e cila bujën më të madhe e mori pas faktit që ndërtesa nuk u shemb ashtu siç pritej.

tritolPak njerëz menduan që qeveria e re filloi të mbante një premtim sepse ajo ishte shembja e parë e një ndërtimi pa leje, por të gjithë u morën me “mbetjet” që ai shpërthim i fortë la… Sigurisht ajo nuk ishte mbetje, por e gjithë ndërtesa që kishte pak ndryshim nga fillimi. Justifikimet e mëvonshme që shpërthimi ishte bërë i tillë për faktin se rrezikoheshin ndërtesat e tjera ishte shumë fals… Shpërthimet me tritol për këtë arsye bëhen, që të mos dëmtojnë ndërtesat e tjera dhe rënia të jetë vertikale. Ndodh që edhe argumenti të kthehet në kundërargument…

Pak ditë më vonë, shembja e ndërtesës në Vlorë pati të njëjtën vëmendje dhe këtë herë sërish audienca ishte “sy e vesh” të shikonte nëse ndërtesa do të shkatërrohej plotësisht apo do të mbetej si ajo e “Ekonomikut”… Ndodhi ndryshe! Ndërtesa u shemb duke forcuar edhe një herë argumentin e mësipërm që hera e parë ishte një dështim…fadrome

Bilanci, në Tiranë u dëmtua disa ndërtesa, lokalet përreth qëndruan të mbyllur për shumë kohë, rrugët u bllokuan dhe krijuan një trafik të tmerrshëm, personat përreth dolën nga shtëpitë e tyre sepse kishin frikë, shumë efektivë të policisë ishin në vendndngjarje (mund të ishin diku tjetër), pluhuri dhe reja e zezë e tymit pushtuan ambientin përreth, dhe shumë të tjera… Si përfundim gjithçka u prish me fadromë. Ishte vetëm “show” mediatik dhe një kartë e fortë elektorale…

Gentjan Alinani

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s