QEVERIA E RE DHE PRITSHMËRITË E QYTETARËVE SHQIPËTARË

albanian_politics_people_2014905

Zgjedhjet parlametare të 23 Qeshorit sollën në qeverisjen e kombit Shqipëtar një frymë të re politike ,frymën e qeverisjes së majtë nën slloganin: “RILINDJE”.

Çfarë po ndodh në ditët e para të qeverisjes?

Në çdo kronikë lajmesh flitet për reforma të thella ndaj shendetësisë , krimit të organizuar , korrupsionit , arsimit etj.Të krijohet ideja që qeveria po ndryshon gjithçka duke filluar nga ri-konstruksioni i kryeministrisë e deri tek operaconi ”Fundi i Marrëzisë”.

Përsa ju përket pritshmërive  të qytetarëve , mund ti ndajmë në dy anët e medaljes:

Nga njëra anë disa qytetarë presin nën mankth punonjësin e inspektoriatit tatimor… disa të tjerë  presin nga dita në ditë vendimin për largimin nga puna sepse tanimë është formuar organigrama e re e instuticionit…kurse disa përleshen mjerisht me policinë për ndërtimet e tyre të konsideruara pa leje duke përjetuar “dramën “ e shembjes së ndërtesës me eksploziv…

Nga ana tjetër , qytetarët që kanë dhënë kontributin e tyre gjatë fushatës elektorale presin vendin e punës së premtuar , ku nepotizmi dhe klientelizmi marrin formën e tyre më të kulluar.

Disa të tjerë presin ilaqet falas , shërbim shëndetësor falas dhe legalizimet falas…ka edhe disa që sorrollaten nëpër selitë e PS-së dhe LSI-së ku presin “shefat” me orë të tëra me CV-të ndër duar , por fatkeqesisht ndjenjë në fytyrat e tyre përplasjen e dyerve apo justifikimet banale.

Kjo panoramë e pritshmërisë për qeverinë e re dhe reformat e saj , të ngjason me shiritat bardh e zi ku çdo qytetar pret “të bardhën” apo “ të zezën” e tij.Janë këto qytetarë që në zgjedhjet parlamentare bënë ndryshimin e thellë mes dy koalicioneve politike dhe tanimë presin me shpresën që gjithçka në vend do të rregullohet , drejtësia do vihet në vend dhe më në fund do kemi një demokraci të konsiliduar dhe një shtet të cilit familja europiane po i hap dyert në rrugëtimin drejt të bërit një shtet anëtar.

 DANJELA MOLLA

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s