Ligji ” kërcënon ” me C4.

pallati

 

Mekanizmat shtetërorë ,përgjegjës për rregullimin e territorit dhe mbarëvajtjen e aksionit qeveritar për prishjen e ndërtimeve pa leje, rikthyen në vëmendjen e publikut përdorimin e lëndës plasëse C4. Vitet e fundit, në rubrikat e lajmeve dhe radhët e gazetave shqipfolëse, flitej vetëm për përdorime të saj në shërbim të botës së krimit. Gazetarë , biznesmenë , gjyqtarë dhe profesionistë të lirë ishin vënë përpara trysnisë shpërthyese apo kërcënuese të shpërthimit të komanduar. Disa humbën automobilin , disa të tjerë dëmtuan banesën , mes tyre humbën edhe jetën .

 

Në rastet e aksionit të ditëve të fundit, pas komandës së shpërthimit qëndron skuadra në anën e ligjit, asaj që prej kohëve duhet të ishte skuadra më e fortë, skuadra përgjegjëse për ligjzbatim . Asaj që prej vendit të komandës së shpërthimeve të tilla ishte larguar që prej shpërthimeve në kuadër të punimeve për veprat e mëdha publike të regjimit të shkuar .  Si pasojë e shpërthimit të komanduar prej forcave të Policisë së Shtetit koordinuar me ekspertë të shpërthimeve në Forcat e Armatosura, ndërtues të parregullt humbën godinën ku planifikonin të banonin apo prej së cilës të vilnin fitime prej aktivitetit hotelerik planifikuar për të, veçse qytetet respektive fituan hapësirat dhe vlera estetike për mungesën e të cilave jo pak ishin kritikuar, kultura e ndërtimeve fitoi një standart të ri – atë të prishjes në rast devijimi nga leja për ndërtim , qytetarët fituan frymëmarrje e pse jo ca elementë spektakli .

 

Trysnia shpërthyese para dhe ajo kërcënuese pas shpërthimi,në rastin e aksionit qeveritar dhe episodeve të mëparshme kriminale, riaktivizohen mbi të njëjtën teknikë shpërthyese, veçse jo për të njëjtat qëllime .  Disa godina në vend të gabuar dhe me mangësi ligjore në lejen e ndërtimit shemben e ky është lajm i mirë. Shembja mediatizohet aq sa për të shkundur mjaftueshëm praktikat e ndërtimit në vazhdim , e ky është një tjetër lajm i mirë . Aksioni përshëndetet nga opinioni publik duke krijuar një fond të pasur motivimi që përgjegjësit shtetërorë ta shpien deri në fund zotimin qeveritar për rrafshimin e ndërtimeve pa leje, e lajm më të mirë për ata që qoftë një herë të vetme rrudhën buzët nga shëmtia estetike e betonizimit të vendit nuk mund të ketë. Koha ,që C4-ën në imazhet psikike të mos e asociojmë më me ngjarjet kriminale që vendi njohu, duket se erdhi . Shpërthimet që shembin godina të paligjshme janë kundërveprimi i forcës së ligjit. Ligji duket se praktikisht dhe figurativisht, bëhet kërcënues . Fort lajm i mirë !

ERION DELVINA

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s