C’po ndodh me ndertimet pa leje?

Image

Pas ndryshimeve rrënjesore në polici, konkuresve për drejtoritë në arsim, operacionit “Fund Marrëzisë” e të tjerave si këto, duket se rradha i ka ardhur ndërtimeve pa leje. Kjo është nisma më e re marrë nga qeveria kohët e fundit.

Të gjitha ato ndërtime,qofshin me apo pa leje, që nuk janë ngritur në përputhje me ligjin do të prishen. Le t’I prishin… Cështja qëndron a do të jetë arbitrar ligji, sic di të jetë ky shqiptar, edhe këtë herë apo jo? Kemi vite që dëgjojmë nisma të ndërmarra në trumbetim të ligjit e në fund dilnin “ca të nënës e ca të njerkës”. Ndoshta po aludoj para kohe dhe ky nuk është rasti. Uroj! Gjithsesi kishte ardhur koha ti jepej një shuplakë e mirë këtyre që ndërtojnë. Të paktën ta mendojnë dy herë para se të hedhin paratë se edhe kështu nuk shkon fare.

Para një jave në prokurori është hapur një cështje që lidhet më nismën e fundit të qeverisë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, po hetohet pasi dyshohet të ketë falsifikuar dy procesverbale për dy objekte tashmë të ndërtuara. Cështje me shumë interes! Jo për fatin e z. Gjika por për të testuar nëse është marrë seriozisht situata “në dorë” apo është një tjetër bllof politik sa për të treguar se ne nuk kursejmë as njerëzit tanë. Në fund… dihet.

Sido që të jetë, ne do të jemi spektatorë për ta parë përfundimin.

“Gjithë  ky skepticizëm,” do të thoshte dikush që dëgjon këto fjalë. Koha na ka mësuar të jemi të tillë, megjithatë prandaj ndodhin këto ndryshime, për të na treguar se mund ..po mund ama.. të jetë edhe ndryshe.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s