Reflektimi i katër mujorit të parë të qeverisë Rama,reforma dhe standarte te reja

f1_meta_rama1375257302

Vullneti popullor i shprehur përmes zgjedhjeve të lira i dha më 23 qershor  Aleancës për Shqipërinë Evropiane  të drejtën dhe detyrën për  të qeverisur punët e vëndit. Qeveria Rama-Meta ka krijuar pritshmëri  të mira qeverisëse gjatë muajve të fushatës elektorale.Premtime që krijojnë dëshira shpresëdhënëse për elektoratin që i  votoi.  Shëndetësia falas, legalizime falas, integrimi me hapa të përshpejtuar në Bashkimin Evropian,300 mijë vënde pune, ishin pikat e forta te programit fitues. Një program  i cili duket të jetë i mbushur më shumë me hipoteza politike dhe nuk ka objektiva te qarta për realizimin e tij. Reformat e ndërrmara dukshëm kanë krijuar një standart  të dyfishtë.

 Ndërkohë  që reformat nisën, prioritet për qeverinë e re u konsiderua  rikonstruksioni i ambjenteve të  kryeministrisë.  Në një kohë kur kriza ka pushtuar Shqipërinë sipas të dhënave ekonomike të qeverisë,  në javën e parë të punës  bëhen shpenzime të konsiderueshme për tapete e poltrona të rinj, harta e lyerje tavolinash. Shpenzime të cilat sipas pritshmërisë  qytetare do të shkonin për rritjen e mirëqënies sociale duke përmëndur që prej dy muajsh pensioni për invalidët nuk është shpërndarë ende.

Në kuadër të bashkëpunimit të plotë  mes mazhorancës, FMN, Bankes Kombetare dhe Komisionit Evropian Rama është angazhuar te respektojë me devotshmëri  këshillat e dhëna prej tyre. Si kundër bëri  me  dorëzimin  e doganave shqiptare “Crown agensy” . Nëpërmjet votimit  në parlament i jepet kësaj agjensie një prokurë direkte për kontrrollin e doganave shqiptare. Ndërkaq ky vendim merret ne kundërshti me orientimet e bera nga  institucionet e sipërpërmëndura  duke theksuar se kjo agjensi private është në listën e zëzë për mashtrim ekonomik.  Ky vendim ngjall dyshime  për efektivitetin e tij dhe nuk permbush   parimet drejtuse  te qeverisë aktuale për transparencë dhe luftë kundër krimit ekonomik .

Periudha e gjatë e tranziconit dhe  zhgënjimet  politike sollën një nevojë të madhe për ndryshim, deshirë e cila u reflektua  në humbjen e thellë të Partise Demokrtatike në zgjedhjet që kaluan. Fryma pozitive ndaj disa reformave të  bëra nuk mungon por frika e zhgenjimit të radhës na bën të tregohemi vigjilentë dhe të bëjmë opozitë edhe  si qytetarë duke lënë mënjanë bindjet tona politike dhe të kërkojmë atë që na takon kundrejt  besimit të dhënë.

Katerina Tanellari

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s