Pritshmëritë e një qeverie, lidera të rinj “probleme të vjetra”

qeveria-ramaVota e 23 Qershorit ishte një tregues kryesor i pritshmërisë së lartë të shqiptarëve për qeverinë e re.Duket se shqiptarët ishin mëse të vendosur për të fituar kohën e humbur, por sicdo qeveri dhe kabinet i ri edhe pyetjet dhe cështjet për diskutim nga skeptikët  janë të shumta.Pjesmarrja e gjerë e grave dhe mosha e re në kabinetin qeveritar ishte risia e qeverisë së re, e cila ra menjëherë në sy dhe u servir si një hap modern në politkën dhe filozofinë shqiptare.Madje kjo nismë u përshëndet dhe u ndoq me interes  të vecantë nga vetë faktori ndërkombëtar.

“Shqipëria e gjeneratës së re” ishte lajtmotivi kryesor i fushatës së partisë socialiste, e cila e vuri theksin e saj në promovimin e burimeve të reja njerëzore, si në moshë ashtu dhe në eksperiencë, me praktika të reja qeverisëse:lidera të rinj, por problemet mbetën po ato të vjetrat. Nga ana tjetër edhe bizneset vendase kanë një pritshmëri të lartë për qeverinë e re “Rama” dhe dalin jashtë cdo paragjykimi për emërimet e reja në administratën fiskale.Ata presin shlyerjen e borxheve që qeveria ka, trajtimin e barabartë të tyre dhe shkatërrimin e monopoleve.Emërimet e fundit premtojnë se mungesa e “përvojës” e drejtueseve të reja, mund të ndihmojë që biznesi t’mos gjobitet më, që ai të mos kontrollohet më në mënyrë selektive e klienteliste dhe të nderohet e të respektohet si kontributi kryesor i të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Paraqitja e një programi konkret për të ardhmen ishte një tjetër pritshmëri e shqiptarëve,ndërkohë qeverisë së re i mungoi  përpunimi i një program të detajuar me afatet konkrete të zgjidhjes së problemeve, e ndërsa duket se ky kabinet i ri e ka zhvendosur krejt vëmendjen e tij drejt rendit publik, me shkarkime dhe emërime të reja, në auditin ndërkombëtar dhe arsim.

Një tjetër cështje që ngjall diskutime është edhe rritja me 30 përqind e kabinetit të ri qeveritar.Një shpenzim ky i konsiderueshem për shqiptarët, që paguajnë taksa, e që vjen në një kohë kur Europa është zhytur në një nga krizat më të mëdhaja ekonomike.Reformat që duhet të ndërmarr ky kabinet  tani e tutje nuk janë aspak të lehta.Rikthimi i besimit qytetar te shteti dhe ligji, forcimi i kulturës së ndëshkueshmërisë, reforma e sistemit gjyqësor dhe lufta ndaj korrupsionit, janë “problemet e vjetra” që liderat e rinj duhet të zgjidhin.

Kujtim Xhaja

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s