PRISHJA E NDËRTIMEVE PA LEJE DHE PËRDORIMI I LËNDËVE SHPËRTHYESE

Ndërtimet pa leje përbejnë një nga problematikat më të komplikuara në Shqipëri duke marrë parasysh numrin e lartë të tyre dhe njëkohësisht degradimin e infrastrukturës urbane. Disa ditë më parë u praktikuan 2 shembje objektesh nëpermjet shpërthimit të kontrolluar me eksploziv nga ana e forcave xheniere të ushtriseë. I pari u realizua në Tiranë pranë fakultetit ekonomik. Pasi është kryer shpërthimi i parë, godina i rezistoj shembjes duke krijuar një re pluhuri gjigande. Më pas, fadromat arritën ta rrëzojne duke rrezikuar shumë edhe një incident të mundshëm por fatmiresisht nuk ndodhi gje. Shperthimi i dyte eshte realizuar me sukses dhe pa ndonjë incident në zonen e skelës në Vlore. Janë të shumtë ata vende të cilat i praktikojnë këto metoda për shembjen e objekteve, por nuk duhet të harrojmë se menyra në të cilën është ndërtuar në Shqipëri të le shumë pak hapësira për të tilla praktika. Mund ta konsiderojmë bindshëm të rrezikshme shpërthimin e kontrolluar duke iu referuar edhe sekuencave filmike të godinës 5-katëshe në Tiranë. Klasifikimi i lejeve të ndërtimit të rregullt ose jo, si dhe verifikimi i kushteve teknike e percaktimi se cila ndërtese do  legalizohet dhe cila do shembet, i janë lenë në kompetencë të plotë Inspektoriatit Ndërkombëtar Urbanistik Kombëtar (INUK)

Kjo strukturë e krijuar nga qeveria e fundit të shtatorit me vendimin  nr: 309,

Ka të drejtë të shëmb ndërtimet me leje dhe pa leje që shkelin planin e rregullimit të territorit.

 Sipas shifrave të ALUDINI-t , rrezikojnë shembjen rreth 80 mijë ndërtime, pronaret e të cilëve deklarojnë se kanë kryer shtesa pasi janë pajisur një herë me leje legalizimi. Gjithashtu rrezikohen edhe 30 mijë te tjera  qe janë ndertuar anes rruges kombëtare, ndërkohë që është ende i papërcaktuar numri i saktë i ndërtimeve në zona të mbrojtura, pjesa më e madhe e së cilave sigurojnë leje nga pushteti lokal.   

 

 

                                                                          Pergatiti  Eraldo Gjonça

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s