Kopshtet shtetërore apo private !

foto

Dilema ! Të dërgosh fëmijën në kopësht shtetëror apo privat?

Cila është më e mira? Cila I përmbush të gjitha kushtet? Kë të zgjedhin prindërit për fëmijët e tyre ?

Sistemi i sotëm parashkollor është po aq I nevojshëm sa  ndjekja e shkollës. Është vetëm mosha e fëmijëve që  I dallon këto 2 sisteme. Nëse vendos që fëmija të shkojë në një kopësht privat, “pretendohet” se ushqimi, edukimi apo kushtet e tjera janë më të përshtatshme. Megjithatë kur paratë nuk të mjaftojnë për të mbuluar shpenzime me të larta , fëmija patjetër që duhet të ndjeki mësimet në një kopësht , qoftë ky edhe shtetëror.

“Në këto të fundit një 3-6 vjecar ka kontakt më një numer më të lartë fëmijësh dhe mëson sesi ti ndajë gjërat dhe se cfarë I përket tjetrit.” – tregon Egla mamaja e Deanit 5 vjecarit që  shkon në kopësht publik. Egla shton se aty fëmijët fillojnë të kuptojnë  sensin e masës , gjë që rrallë e shohim në kopshtet private.

Problemi më I madh që diskutohet apo ndajnë prindërit është lirshmëria e të shprehurit , e cila ndryshon tek të 2 llojet e kopshteve. Në kopshtet private fëmija nxitet të shprehet dhe të thotë gjithcka që ka në mendje dhe të mos e mbajë në vetevete nga frika se mësuesi do t’ja quaj mendimin gabim. Këtë fakt e mbështet edhe Blerina , vajza e së cilës shkon në kopësht privat: “Nëse duam që brezat që rriten të zhvillohen dhe të mos kenë një ndrojtje apo stepje të  brendshme duhet mësim dhe ofrimi i kushteve të barabarta për të gjithë.”

Në kopshtet shtetërore nga vet numri I madh që mban një grup fëmijve shpesh u kerkohet që të heshtin. Kërkesat dhe komunikimi I prindërve me edukatorët që ndjekin fëmijët e tyre duhet të jetë I vazhdueshëm dhe kërkues. Në këtë mënyrë shumë faktorë mund të ndryshojnë.

Nga : Klaudia Brojka

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s