Kopshtet, një zgjedhje në bazë të buxhetit

Që në themelet e para të jetës së tyre, fëmijët janë të destinuar të shkojnë në një kopësht publik apo privat kushtëzuar nga buxheti i prindërve të tyre. Pikërisht në këtë fazë jetësore përcaktohet zhvillimi i mëtejshëm i brezit të fëmijëve, i cili është i ndryshëm në varësi të kopshtit që frekuentojnë. Ky ndryshim përfshin si zhvillimin mendor, fizik dhe psikologjik. E gjtha kjo ndodh sepse kopshti publik në krahasim me atë privat, ka një mopërputhje të këtyre aspekteve të përmendura.

Avantazhi kryesor për kopshtet private është se ato kanë sipërfaqe të mëdha, paisje të plota dhe funksionale dhe një regjim të rregullt ushqimor. Ndërsa avantazhi kryesor për kopshtet publike është se ato kanë edukatorë të qëndrueshëm. Por, barriera më e madhe mes këtyre dy lloje kopshteve janë tarifat, ku te kopshti privat ka tarifë më të lartë se kopshti shtetëror, por tek ky i fundit përvec mangësive të tjera ka dhe vështirësi në regjistrim për shkak të fluksit të madh të fëmijëve.

E gjithë barra e zgjedhjes së kopshtit për fëmijët e tyre, iu takon prindërve. Ato vendosen përballë një pozite shumë të vështirë, sepsë kanë në dorë fillesën e hapave të fëmijëve të tyre. Ata prindër që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme detyrohen t`i cojnë fëmijët e tyre në një kopësht publik, ndërsa ato të cilët i përballojnë tarifat pak më të kripura, i cojnë ato në një kopësht privat. Por, ka dhe nga ato prindër të cilët punojnë vetëm për të siguruar kopshtin e fëmijës dhe i cojnë ato me vështirësi në një kopësht privat, kjo e gjitha sepse sipas tyre aty fëmija ushqehet më mirë, edukohet në mënyrë cilësore, sepse grupi mund të përmbajë deri në 10 fëmijë maksimumi, ndërkohë që në një kopesht publik ky numër shkon deri në 40 fëmijë.

Mbetet të shpresojmë që ky disnivel mes kopshteve publike dhe private të bëhet më pak i dukshëm në shoqërinë tonë, në mënyrë që t`ia lehtësojmë zgjedhjen prindërve dhe t`i shërbejmë me efikasitet të ardhmes së këtij vendi, pra fëmijëve.

 

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s