Kopshte shtetërore apo private?

Image

 

Çdo vit në kryeqytet, por edhe në qytetet e mëdha të Shqipërisë vihet re një mbipopullim i kopshteve shtetërore. Jeta e ditëve të sotme është bërë shumë e shpejtë. Prindërit punojnë me orare të zgjatura ose bëjnë edhe një punë të dytë për të pasur një jetesë sa më të mirë, por u duhet të sigurojnë edhe mirërritjen e femijëve të tyre.
Një pjesë e femijëve rriten nga gjyshet, gjyshërit, por ka nga ato çifte të reja që nuk e kanë këtë “komoditet” dhe i duhet të përzgjedhin kopshtin, ku i mituri do kalojë një pjesë të mirë të ditës. Dilema është kopsht shtetëror apo privat? Kopshtet shtetërore janë një e “keqe” e domosdoshme për ato familje me të ardhura jo shumë të larta. Ndërsa kopshtet private përzgjidhen nga prindërit me një besim më të madh.
Po të bëjmë një krahasim midis të dyve duke nisur me ato shtetërore shohim që: kopshtet shtetërore janë shpesh të mbipopulluara. Kushtet mjedisore, ku fëmijët zhvillojnë aktivitetin e tyre ditor nuk ofrojnë shumë. Dieta ushqimore nuk është aq e pasur. Ndërsa në një kopësht privat,fëmijët kanë hapësira të bollshme, për tu argëtuar dhe për të luajtur me nj-tj.Numri i fëmijëve është i përcaktuar në varësi të hapësirave që ofron kopshti etj.
Një arsye tjetër që prindërit mund të drejtohen drejt privates është edhe mungesa e kopshteve publike. Tirana si metropoli i vendit,ku punojnë dhe jetojnë afro 30% e krejt popullatës ka rreth 40 kopshte publike. Kjo e bën të pamundur përballimin për të edukuar dhe trajtuar fëmijët parashkollorë. Kështuqë mungesa e publikes nxit privaten për të investuar dhe për ta kthyer në një biznes shumë fitimprurës. Gjithsesi prindërit përpiqen të zgjedhin më të mirën për të vegjëlit e tyre dhe ata të përfitojnë sa më shumë nga sistemi parashkollor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s