Kopsht privat apo publik?

KOPSHTI-PRIVATKjo është pyetja që I bëjnë vetes shumica e prindërve në  kryeqytet.Ku duhet ti cojnë vogëlushet, cilën prej të dyve duhet të zgjedhin?  Një kopsht privat të ofron më shumë kushte, siguri , kujdes, vëmëndje, aktivitete të ndryshme për fëmijët,hapsira për të lozur etj por nga ana tjeter të tillë kopshte kushtojnë. Familjet të cilat nuk janë në gjëndje të mirë ekonomike nuk mund ti përballojn të tilla kopshte ndaj drejtohen tek ato publike. Këto të fundit janë të mbipopullura dhe për më tepër janë kopshte që të zë frika tua besosh fëmijët edukatoreve. Ndodh që fëmijët ti keqtrajtojnë dhe kjo është frika më e madhe e prindërve. Një rast të ngjashëm do paraqes edhe më poshtë.

M.N është mamaja e Skerdit një vogëlushi shumë gazmor,I shkathët dhe I zgjuar I cili shkon në një kopësht publik. Mamaja e tij na tregoi se kishte disa ditë  që ai nuk ishte më I lumtur që shkonte në kopësht. Fillonte të qante në mëngjes dhe ndarjet me të ëmën pranë derës së kopshtit ishin shumë të vështira. E ëma mundohej të fliste me të për të kuptuar se cfarë kishte ndodhur por më kot sepse ai nuk I tregonte. Të vërtetën e zbuloi nga një bashkëmoshatar I Skerdit. Ai I tregoi që edukatorja I bërtiste dhe ndonjëherë edhe I gjuante Skerdit sepse ai bënte shumë zhurëm. Mamaja e Skerdit që prej atij momenti nuk e ka cuar më në kopsht public por e regjistroi në një privat. “Më mirë të shpenzoj disa lekë më shumë dhe të di që fëmija im është I lumtur dhe të kënaqet kur shkon në kopësht sesa ta lija në atë kopësht ku fëmija më keqtrajtohet”-thotë M.N.

Një histori jo shumë e bukur por që nxjerr në pah problemin e një stafi jo professional dhe të pakualifikuar. Për fat të keq kjo është ajo cka pasqyrojnë kopshtet publike në Shqipëri: mbipoullim, kushte jo shumë të mira higjenike, munges e nje sistemi ngrohje, mungesë hapsirash për fëmijët etj.Vetëm duke rritu kontrrollin dhe veprimin Inspektoriati I arsimit dhe Bashkia mund të shoim një ndryshim por për momentin avantazhet më të mëdha I kanë kopshtet private…

Enxhi Lula

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s