Prishja e ndërtimeve pa leje, aksion politik apo urban?

Image

Tiranë- Aksioni i qeverisë së re për prishjen e çdo ndërtimi pa leje dhe lirimin e hapësirave publike, ka ngritur një debat të gjerë si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë se sa favorizues apo jo është për një klan të caktuar njerëzish të lidhur me politikën.
Reagimi i parë mediatik lidhur me këtë çështje ishte i opozitës shqiptare. Partia Demokratike pretendon se akti normativ i qeverisë shqiptare që autorizon Inspektoriatin Ndërtimor të ndërhyjë në rrëzimin e godinave që rezultojnë pa leje, lejon që në mënyrë arbitrare sipas tyre, të rrafshojë edhe ndërtimet e ligjshme të qytetarëve.
Por aksioni ka nisur dhe deri më sot janë rrëzuar dy godina shumëkatëshe në Tiranë dhe Vlorë, duke përdorur lëndë plasëse.
“Eksperimenti” i parë u bë me godinën pranë Fakultetit Ekonomik në kryeqytet, e cila shkaktoi reagime të ndryshme nëse ishte arritur qëllimi apo jo. Pas shpërthimit të eksplozivit, ku u shemb vetëm kati i parë i ndërtesës, Ministria e Brendshme reagoi duke theksuar se plani nuk dështoi dhe se nuk mund të përdorej më shumë eksploziv për shkak se zona është e banuar. ‘Suksesi’ u duk se u arrit në Vlorë, ku sasia e vendosur e eksplozivit ishte përcaktuar si duhet.

Në një kohë kur kryeqyteti po strehon një popullsi gjithnjë e në rritje, edhe rritja e banesave është një rrjedhojë, me apo edhe pa leje qofshin.

Por a është kapur vërtet problemi në gjenezë të tij? A zgjidh një problem, apo hap disa probleme të tjera prishja e godinave, qoftë edhe me lëndë plasëse? Bindja ime është se çështja më me rëndësi nuk është mjeti me të cilin prishet një godinë. Por prespektivat që hap një veprim i tillë. Sot jemi ende herët për të folur për efektet positive të këtij veprime, pasi puna e kryer ka vetëm një emër: Ç’bërje….

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s